E premte, 25.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

E tillë është edhe vepra pasionuese “Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë” e studiuesve të njohur Artan Haxhi dhe Tefë Topalli. Libri kap përmasat e në Leksikoni voluminoz me mbi 800 faqe, të punuar me një entuziazëm të rrallë dhe me një ndjenjë fisnikërie.
Vepėr me mesazh uniteti






Izmit Durmishi

Viti që sapo lam pas u karakterizua me shumë ngjarje të rëndësishme, si në planin shoqëror-politik, ashtu edhe në ate kulturor. Shqiptarët si një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, festuan 100 Vjetorin e Pavarësisë, duke na kujtuar mitin e qëndresës heroike të shoqëruar me në ndjenjë të çiltër për të jetuar të lirë krahas të përparuarve.

Kësaj vazhde kuptimplote, si gjithmonë, iu bashkuan edhe vepra gjuhësore nga bijtë tanë më të mirë, ku tregohej kujdes i veçantë sidomos për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës - këtij margaritari të çmueshëm të identitetetit kombëtar.

E tillë është edhe vepra pasionuese “Gjuhëtarë shqiptarë dhe Albanologë” e studiuesve të njohur Artan Haxhi dhe Tefë Topalli. Libri kap përmasat e në Leksikoni voluminoz me mbi 800 faqe, të punuar me një entuziazëm të rrallë dhe me një ndjenjë fisnikërie.

Në të janë përfshirë, në radhë të parë, gjuhëtarët tanë më meritor të cilët pothuajse ia kanë kushtuan një jetë të tërë gjuhës, zhvillimit e prirjes së saj, normëzimit e kodifikimit; për më tepër, vendit që zë ajo në kuadër të gjuhëve të Ballkanit .Në vepër janë përfshirë më tepër se 60 lëvrues të shquar të gjuhësisë sonë nga trevat mbarëshqiptare, kryesisht studiues të profileve të ndryshme arsimore e shkencore, të cilët kanë studiuar gjuhën, si në planin diakronik, ashtu edhe në atë sinkronik.

Sa për ilustrim po përmendim, në rradhë të parë, disa nga kolosët e gjuhës e kulturës sonë, duke filluar me patriarkun e gjuhësisë shqiptare Eqrem Çabejn dhe veprën e tij ( Studime gjuhësore I-VII),Justin Rotën (Gjuha e shkrueme ose vërejtje gramatikore), Xhevat LLoshin (Stilistika e guhës shqipe dhe pragmatika),Shaban Demirajn (Gramatika historike e gjuhës shqipe), Jup Kastratin (Histori e Gramatologjisë shqiptare), Gjovalin Shkurtajn (Sociolinguistikë e shqipes), Jani Thomain (Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe), Tomor Osmanin (Udha e shkronjave shqipe), Rami Memushajn (Gjuhësia gjenerative), Rexhep Ismajlin (Gjuhë standarde dhe identitete), Kolec Topallin (Gramatika historike e gjuhës shqipe), Kolë Ashta (Leksiku historik i gjuhës shqipe) e shumë të tjerë .

Leksikoni është ndarë në tri pjesë : në pjesën e parë janë përfshirë gjuhëtarët tanë më produktiv, duke filluar nga K.Kristoforidhi, Eqrem Çabej, Selman Riza etj. deri tek një brez më i ri, si : Ali Jashari, Çlirim Bidollari,Shezai Rrokaj, Valter Memishaj, Ludmilla Buxheli etj.Në pjesën e dytë janë përfshirë gramatikanë dhe gjuhëtarë, kryesisht lëvrues të sintaksës shqipe, që nga A.Xhuvani e deri tek më i riu Tafil Kelmendi.

Autorët sqarojnë se mbështetjen kryesore për të pasqyruar emrat më në zë nga ky grup e kanë gjetur në FESH (botimi i fundit, 2008-2009, ku “është bërë një seleksionim akademik prej specialistësh”); kështu që për secilin studiues të gjuhës janë dëshmuar veprat kryesore të tij, interpretime e thellime të reja për çështje të caktuara, monografi të hartuara për herë të parë për çështje ndryshme, të cilat e kanë çuar më tej zhvillimin e shkencës albanologjike.

Çdo studiuesi që është përfshirë në Leksikon i lihet një hapësirë prej 3-5 faqesh, përjashtim bën ndonjë emër i shquar, veprës së cilit mund t’i lihet në dispozicion më tepër hapësirë. Për një numër gjuhëtarësh që janë më pak të njohur, kryesisht të rinj, janë dhënë fragmente nga veprat kryesore, por nuk mungojnë edhe analiza konkrete të bëra nga vet autorët dhe vlerësime të ndryshme nga të tjerët.

Duhet shtuar se, lexuesi duhet të ketë parasysh se në këto fragmente të shkurtra, as që ka mundësi të zbardhet tërësisht profili i studiuesit, e sidomos i kolosëve ,krijimtaria e të cilëve është e gjërë si p.sh..(Eqrem Çabej).

Megjithatë,kemi përshtypjen se libri si i tillë, jep mjaft të dhënë, për të kuptuar individualitetin krijues të gjuhëtarëve në fjalë. Pikërisht janë ata, kush më pak e kush më shumë, që me kontributin e tyre ndikuan në krijimin e institucioneve ku do të ruhej e kultivohej gjuha, siç është Qendra e Studimeve Albanologjike.

Kjo qendër gjithësesi është tepër e rëndësishme pasi themelet e saj i hodhën 5 titanët e mendimit gjuhësor shqiptar : Eqrem Çabej, Selman Riza, Mahir Domi, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, formimi intelektual i të cilëve ishte arritur në shkolla perëndimore e lindore të kohës (shkolla austro-gjermane,frënge e ruse).

Më i riu ndër ta Shaban Demiraj përfaqësonte traditën studimore shqiptare, rrugë kjo që e ndoqën dhe e formësuan më pas A.Xhuvani,J.Rrota e K.Cipo, për t’jua përcjellur më tej gjuhëtarëve të tjerë.

Në pjesën e tretë të veprës përfshihet veprimtaria shkencore, filologjike e disa albanologëve të huaj. Të dhënat për jetën dhe veprat e tyre lidhur me historinë dhe lëvrimin e shqipes, besojmë se janë treguesi më i qartë për të kuptuar profilin e tyre shkencor. Nga veprat e tyre janë shkëputur fragmente të cilat janë analizuar nga gjuhëtarët tanë dhe kësisoji është arritur në përfundime me vlerë.

Lexuesit në këtë pjesë kanë mundësi të njihen me zërat albanologjik që flasin mbi origjinën e shqipes (pellazge, trake, trako-ilire, ilire), vendin e saj në familjen e gjuhëve indoeuropiane, periodizimin e historisë së zhvillimit të shqipes, marrëdhëniet me gjuhët e tjera, leksikun burimor dhe të huazuar, strukturën gramatikore, etimologjinë etj.

Për fund, shkrimet që kanë paraqitur autorët në këtë vepër për studiuesit e ndryshëm, qofshin vendës apo të huaj, i kanë marrë në radhë të parë nga veprat burimore të vet autorëve dhe nga vlerësimet që janë bërë për ta në revista e periodikë të ndyshëm.

Një orvatje e këtillë e hartuesve të këtij Leksikoni për të grumbulluar zërat më të arsyeshëm të shqipes dhe për t’i ulur ata në një tryezë, që betejën për lëvrimin e saj, ta bëjnë të përbashkët, përkon me një ndjenjë fisnike e të flaktë prometheiane që na duhet më shumë se çdo herë.

Publikuar: 09.03.2013 | 15:25
Lexuar: 1564 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime