Kryeministri Nikolla Gruevski e vlerësoi marrëveshjen si të rëndësishme, e cila lidhet me liberalizimin e vizave dhe i inkurajon të rinjtë për migrim të përkohshëm profesional, njëkohësisht duke nxitur kthimin e diturisë së marrë në Maqedoni.
Maqedonia mundet që çdo herë të llogarisë mbështetjen e Francës në proceset eurointegruese për shkak se ardhmëria e saj është në Evropë, porositi sot ministri francez për migracion, integrim, identitet kombëtar dhe zhvillim solidar Erik Beson, i cili një ditë pas vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Maqedonisë, erdhi në vend të nënshkruajë marrëveshje për mobilitet të së rinjve.
"Pas heqjes së vizave për Ballkanin, që është etapë e rëndësishme e proceseve eurointegruese, desha të vij menjëherë që të nënshkruaj marrëveshje për mobilitet të të rinjve, e cila do ta përforcojë mobilitetin e studentëve, kuadrit të ri profesional dhe praktikantëve të cilët posaçërisht do të testohen nga ana e Francës që të hynë në tregun e punës", deklaroi ministri Beson pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Sipas Besonit, marrëveshja nuk do të thotë ikje të inteligjencies por e kundërta, të rinjë me mundësi për studim, por edhe për trajnim të mund ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre evropiane.
Kryeministri Nikolla Gruevski e vlerësoi marrëveshjen si të rëndësishme, e cila lidhet me liberalizimin e vizave dhe i inkurajon të rinjtë për migrim të përkohshëm profesional, njëkohësisht duke nxitur kthimin e diturisë së marrë në Maqedoni.
"Qëllimi i marrëveshjes është që të arrihet mobilitet i të rinjve si faktor për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor dhe të rriten mundësitë që të rinjtë e të dy shteteve mes tyre ta njohin kulturën, mënyrën e jetesës së dy shteteve nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme siç janë studimet, trajnimet dhe të tjera", deklaroi Gruevski.
Marrëveshja, siç tha, paraqet bazë e cila mëtej duhet të zhvillohet, ndërsa me zgjerimin e saj do të mundësohen kushte për numër gjithnjë e më të madh të së rinjve të aftësohen me përvoja në Francë dhe në Maqedoni.
Me marrëveshjen Franca obligohet të sigurojë 250.000 euro në vit për bursa të studentëve të rinj, për hyrje në shkollat inxhinierike, por edhe për lehtësim të hyrjes te vendet e punës dhe në të dy vendet me qëllim që përvojën e përfituar profesionale në Francë ta zbatojnë në Maqedoni.