Rritja e shpenzimeve të jetesës janë rezultat i treguesve më të lartë të perimeve për 10,1 për qind, peshku për 1,1 për qind, qumështi dhe kosi për 0,8 për qind, prodhimet e peshkut për 0,6 për qind, vajrat dhe prodhimet konditore për 0,2 për qind.
Shporta konsumatore për ushqim dhe pije për një familje katëranëtarëshe për nëntorin e sivjetëm, të llogaritur mbi bazën e çmimeve me pakicë arrin 11.737 denarësh dhe në krahasim me muajin paraprak është më e lartë për një për qind.
Çmimet me pakicë në nëntor të vitit 2009, në krahasim me muajin paraprak janë më të lartë për 0,2 për qind
Rritja e shpenzimeve të jetesës janë rezultat i treguesve më të lartë të perimeve për 10,1 për qind, peshku për 1,1 për qind, qumështi dhe kosi për 0,8 për qind, prodhimet e peshkut për 0,6 për qind, vajrat dhe prodhimet konditore për 0,2 për qind.
Rritje është vërejtur edhe te derivatet e naftës për 4,9 për qind, këpucët për 1,6 për qind, sendet për amvisëri për 1 për qind, veshja, produktet kozmetike dhe shërbimet shëndetësore për 0,2 për qind.
Ulje e treguesit të shpenzimeve për jetesë në nëntor të këtij vitit, në krahasim me muajin paraprak është vërejtur te frutat për 7,8 për qind, prodhimet e grurit dhe vezët për 0,5 për qind dhe të pijeve joalkolike për 0,2 për qind. Ulje ësht vërejtur edhe te shërbimet për arsim për 2,1 për qind, ushqimi dhe pijet në hotelet dhe restorantet për 1,5 për qind, mjetet e arsimit për 0,8 për qind, shërbimet për sistemim për 0,4 për qind dhe shërbimet administrative për 0,2 për qind.
Indeksi i çmimeve me pakicë në nëntor të vitit 2009, në krahasim me nëntorin e vitit 2008, shënon ulje prej 2,1 për qind, ndërsa shpenzimet e jetesës shënojnë ulje nga 2,3 për qind.