Vendimin e këtillë të tij, Hendersoni e ka zbardhur në mbledhjen e Këshillit 13-anëtarësh të drejtorëve të "Xheneral Motors" që u mbajt mbrëmë në Detroit.
Drejtori kryesor ekzekutiv i kompanisë amerikane të automobilave "Xheneral Motors", Fric Henderson dha dorëheqje nga funksioni, informoi televizioni CNBC, duke iu referuar burimeve anonime të afërta me udhëheqësinë e kompanisë.
Vendimin e këtillë të tij, Hendersoni e ka zbardhur në mbledhjen e Këshillit 13-anëtarësh të drejtorëve të "Xheneral Motors" që u mbajt mbrëmë në Detroit.
Henderson është zgjedhur drejtor ekezekutiv i "Xheneral Motors" në fund të muajit mars të këtij viti, kur kompania ishte afër falimentimit dhe shpëtoi me ndihmë të madhe financiare nga Administrata amerikane, e cila me këtë rast e detyroi drejtorin e deriatëhershëm të këtij ish-gjiganti atobobilistik, Rik Vagoner të japë dorëheqje.
Pas dorëheqjes së Hedersonit, Shtëpia e Bardhë kumtoi se nuk ka asnjë lidhje me vendimin e tij për largim.
"Xheneral Motors" dje kumtoi se ka marrë ofertë të re për filialin e tij në Suedi "Saab", pasi që paraprakisht nuk u realizuan planen për shitjen e tij.