E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

P.S. Nëse zoti Rama bëhet më në fund kryeministër, do t’i sugjeronim që t’i bënte ca mësime intensive të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe stafit të vet. Sepse krijoi përshtypje shumë të keqe dekori me të vërtetë i gjetur, ku fjala Shqipëri ishte shkruajtur me gërmë të vogël...
Pa titull



Nga Robert Goro

Ndonëse jo në numër impresionues, prapëseprapë, takimi i organizuar nga partia Socialiste në Athinë, pati një pjesëmarrje të konsiderueshme. Njerëz të shtresave dhe bindjeve të ndryshme kishin ardhur për të dëgjuar me interesim se çfarë do të thoshte lideri i opozitës, aq më tepër që atdheu po vrapon drejt zgjedhjeve parlamentare, që sipas të gjitha gjasave do të mbahen diku aty nga qershori i vitit 2009.

Edi Ramës mund t’i faturohen shumë të meta e dobësi, veç në një gjë duhet të pajtohemi të gjithë: është mjaft i zgjuar. Dhe kjo zgjuarsi e tij u duk në mënyrën se si foli para emigrantëve: me fjalë të thjeshta, konkretisht dhe me një përpjekje për argumentim të mendimeve të veta, ai u ndërpre shpeshherë gjatë përshëndetjes së tij.

Duartrokitjet më të shumta “i korri”, kur u shpreh se Shqipëria, banorët dhe politikanët e saj emigrantëve u detyrohen jo vetëm mirënjohjen me fjalë, por edhe respektin me vepra.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë, që emigrantët nuk janë turistë, të cilët vijnë në Shqipëri për pushime si gjithë turistët e tjerë. Por emigrantët janë qytetarë e qytetare të Shqipërisë, jo vetëm me të drejta dhe liri të barabarta, por më shumë se kaq: atyre neve u detyrohemi jo vetëm mirënjohjen me fjalë, por edhe respekt me vepra. Në mënyrë që jeta e tyre të lehtësohet nga barrat e tepërta, të lehtësohet nga peshat e kota, të lehtësohet nga mundimet e panevojshme. Dhe që puna e ndershme, energjitë e jashtëzakonshme që emigrantët kanë për të bërë sukses me punë të ndershme, të japin akoma më shumë për familjet tuaja dhe për familjen e përbashkët shqiptare”, tha zoti Rama, për të pasuar duartrokitjet dhe ovacionet...

Ndryshe nga sa ka ndodhur herët e tjera me takimet e ngjashme të zotit Rama në Athinë, ky i fundit nuk u zhvillua në formën e bashkëbisedimit. Kështu që askush nuk pati mundësi të shtronte ndonjë pyetje. Kjo ndoshta dhe për respekt të “sebepit”, që ishin festat e Nëntorit. Personalisht, po të kisha mundësi t’i drejtoja një pyetje zotit Rama, ajo do të kishte të bënte me dhënien e të drejtës së votës emigrantëve, për ta ushtruar pra këtë të drejtë në vendet që jetojnë.

Siç dihet, dy partitë më të mëdha, e kanë bërë veshin shurdh ndaj kësaj kërkese të drejtë, (madje PD ishte angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi gjatë fushatës së korrikut 2005). Por Kodi Zgjedhor u hartua e u miratua me konsensus nga dy “të mëdhatë” e politikës e për të drejtën e votës së emigrantëve aty nuk ka asnjë fjalë.

Kjo mungesë dëshire për t’u realizuar emigrantëve këtë të drejtë elementare, zhvlerëson edhe verdiktin, besoj të sinqertë, të zotit Rama që “emigrantët janë qytetarë e qytetare të Shqipërisë, jo vetëm me të drejta dhe liri të barabarta, por më shumë se kaq”. Veç nëse privimi i emigrantëve nga e drejta e votës, përfshihet në atë “më shumë se kaq” që tha kryetari i partisë Socialiste dhe kryeministër potencial i vendit.

P.S. Nëse zoti Rama bëhet më në fund kryeministër, do t’i sugjeronim që t’i bënte ca mësime intensive të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe stafit të vet. Sepse krijoi përshtypje shumë të keqe dekori me të vërtetë i gjetur, ku fjala Shqipëri ishte shkruajtur me gërmë të vogël, siç duket dhe në fotografi...





Publikuar: 06.12.2008 | 16:03
Lexuar: 865 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime