Komisioni Evropian pas rekomandimit për fillim të negociatave dërgoi mesazh se ajo është dhënë, mes tjerash, edhe si nxitje që shteti ta zgjidhë problemin me Greqinë me qëllim që sa më shpejtë BE-ja ta aprovojë dhe të caktojë edhe datë konkrete.
Kryeministri Nikolla Gruevski sot në Bruksel do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Zhoze Manuel Baroso.
Gruevski dhe Baroso, në takimin e parë të përbashkët, njoftoi korrespodenti i MIA-s, duhet të bisedojnë për rekomandimin e Komisionit Evropian dhe pritjet e Maqedonisë për përcaktim të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE në samitin e ardhshëm të Unionit. Pritet të bëhet fjalë edhe për kontestin për emrin, me zgjidhjen e të cilin Greqia e kushtëzon fillimin e negociatave.
Komisioni Evropian pas rekomandimit për fillim të negociatave dërgoi mesazh se ajo është dhënë, mes tjerash, edhe si nxitje që shteti ta zgjidhë problemin me Greqinë me qëllim që sa më shpejtë BE-ja ta aprovojë dhe të caktojë edhe datë konkrete.
Gruevski takohet me Baroson pas takimit me kryeministrin grek Jorgos Papandreu në të cilin, edhe krahas pritjeve të përfaqësuesve ndërkombëtar, nuk erdhi deri në përparim në negociatat për mbylljen e çështjes për emrin. Kryeministri kërkoi nga kolegu i tij grek Papandreu që në Këshillin Evropian të mos e bllokojë caktimin e datës për fillim të negociatave me BE-në. Ministri Milloshoski këtë, gjithashtu, e porositi dje në takimin e OSBE-së nË Athinë.
Papandreu në Pili dhe dje zëvendës-ministri i Punëve të jashtme Dimitri Drucas e përsëritën pozicionin e palës greke se pa zgjidhje të çështjes për emrin Maqedonia nuk do t'i fillojë negociatat.
Pas vizitës së fundit të kryeministrit Gruevski në Bruksel, më 29 tetor të këtij viti me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Havier Solana, deklaroi se pas raportit pozitiv dhe rekomandimit të KE-së dhe liberalizimin epritur të vizave, Maqedonia mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e çështjeve tjera, duke përfshirë edhe problemin me emrin që e imponoi Greqia. Duke u përqëndruar në kontestin Maqedoni-Greqi, Gruevski theksoi se si edhe çdo zgjidhje, dhe kjo do të varet jo vetëm nga njëra, por nga të dyja palët.
Tani për tani është e pasigurt se çfarë do të jetë vendimi i Këshillit Evropian më 7 dhjetor për ardhmërinë e eurointegrimit të Maqedonisë.
Në kontekst të tejkalimit të problemit me emrin me Greqinë, javën e kaluar në Shkup pa paralajmëruar erdhi Karl Bild, ministër i Punëve të Jashtme i Suedisë, vend kryesues me Bashkimin Evropian, ndërsa kryeministri Gruevski u dërgoi letër shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare të BE-së dhe kërkoi që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave./mia/