Përgjegjësja e programit Campus France, në kuadër të Ambasadës franceze në Shkup, Suzana Peshiq, me këtë rast prezantoi punën e disa universiteteve franceze, si dhe mundësitë për të studiuar në to. Ajo tha se universitetet franceze janë të hapur për të gjithë, ndërsa studimet në to nuk janë edhe aq të shtrenjta, pasi pjesën më të madhe të harxhimin e mbulon shteti francez
Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë e USHT-së në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Tetovës dhe France Coopération në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së organizuan prezantim të aktiviteteve kulturore frankofone, informim të studentëve rreth studimeve në Francë të programit të studimeve në gjuhën frënge, punëtorive në kuadër të AFT-së dhe kurseve të ndryshme të gjuhës frënge.
Përgjegjësja e programit Campus France, në kuadër të Ambasadës franceze në Shkup, Suzana Peshiq, me këtë rast prezantoi punën e disa universiteteve franceze, si dhe mundësitë për të studiuar në to. Ajo tha se universitetet franceze janë të hapur për të gjithë, ndërsa studimet në to nuk janë edhe aq të shtrenjta, pasi pjesën më të madhe të harxhimin e mbulon shteti francez. Kështu që nëse një vit studimi kushton në mes 8 dhe 12 mijë Euro, studentët paguajnë vetëm 169 euro për semestër, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga shteti francez.
Zonja Peshiq, poashtu tha se prej para disa viteve të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Francë, punojnë sipas skemës evropiane të studimit, pra studime themelore tre vjeçare dhe studime të masterit dy vjeçar.
Ajo poashtu prezantoi edhe mundësitë e ndryshme për marjen e bursave dhe kredive për studime në universitetet e ndryshme të Francës. Sipas zonjës Peshiq, karakteristikë e disa bursave është ajo se për këto bursa nuk konkurron vetë studenti, por universiteti, duke u bazuar në suksesin e studentëve, pasi nga këto bursa përfitojnë vetëm studentët më të mirë.
Studentët poashtu u njoftuan edhe për çmimet e ndryshme të vendosjes dhe jetesës në konviktet studentore në Francë, respektivisht në Paris dhe në qytetet në brendësi të Francës.
Përgjegjësi i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë të USHT-së, Daut Memeti, theksoi se prezantoi i sotëm ka rëndësi mjaft të madhe për studentët të cilët dëshirojnë që studimet e tyre ti vazhdojnë në ndonjërin nga universitetet franceze.
Memeti, poashtu tha se Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë e USHT-së, edhe në të ardhmen do të organizojë prezantime të këtij lloji, në mënyrë që për studentët e USHT-së, të hapen mundësi sa më të mëdha për përsosjen e tyre akademike dhe profesionale.