E premte, 19.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Të gjithë e shohin se dukem bukur dhe jeta në çift më shkon për mrekulli”, fillon rrëfimin e saj deputetja Ermira Mehmeti, prej 7 vitesh krah i djathtë i liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe zëdhënëse e partisë. Është martuar në 3 korrik dhe ky duket të jetë shkaku i lumturisë së saj. Por, pas jetës së përbashkët në Shkup, pushimeve në Sarandë dhe në Kretë dhe disa ditëve në Tiranë, destinacion zyrtar i Shenoll Dejavës, këtyre ditëve po ndodh “ndarja” e çiftit. E tashmë, puna është shkak. “Ditët e para” rrëfen gruaja, janë të dhimbshme. Bashkëshorti i saj është emëruar qysh nga 1 gushti, zëvendës ambasador në Tiranë. E pra distanca nuk është edhe aq e vogël...
Ermira Mehmeti - Deputetja e dashuruar






Pregaditi: BLERAND REXHEPI


Rastësia mbret i fatit

Ermira dhe Shenolli, u takuan rastësisht. Pastaj ai i gjeti numrin dhe i niste herë pas here mesazhe apo i bënte ndonjë telefonatë. “Shkruante shumë mesazhe të bukura dhe fillova edhe ti pranoj me kënaqësi- rrëfen gruaja.- Kur fitova mandatin si deputete, më dërgoi lule dhe një kartolinë. Nuk mund të them se nuk kishin aspak ndikim”. Kështu filloi historia. “Ai ka një sharm të veçantë, në paraqitje gjithmonë është elegant, ka intelektin e të folurit shumë të pasur dhe çka është më e rëndësishmja tek ai, njeriu mund të rrëfehet, pasi di shumë mirë të dëgjojë dhe të kuptojë”, kështu e përshkruan deputetja, tashmë bashkëshortin e saj me sy që i shkëlqejnë. Kanë jo pak diferencë me njeri-tjetrin, rreth 19 vite, e megjithatë kanë shije të njëjta për muzikën, filmin... Sa për kuzhinën: Shenolli nuk ka vend aty, kurse Ermira gjendet mirë. Por edhe kjo i shkon për shtat: “Shenolli nuk përzihet në kuzhinë, dhe mua më pëlqen shumë që ka ruajtur një ves tradicional mashkullor”, thotë Ermira.

Distanca fizike

“Jeta e përbashkët është diçka e re për mua. Jam e lumtur dhe shumë e dashuruar, duhet të pranoj, ndarja jonë e parë nuk do të jetë e lehtë. Filluam të jetojmë së bashku në apartamentin e tij në Shkup. Të gjithë muajin gusht e kaluam së bashku në Shqipëri. Së pari me pushime kurse pas 1 gushtit në Tiranë, gjetëm apartamentin ku do vendosemi. Jam shumë e vetëdijshme se tash do fillojnë udhëtimet për mua. Nuk më brengos kjo gjë aspak, pasi për një dashuri duhet të bëhet i gjithë ky mund. Kur kujtohem se në jetë kam bërë gjëra që nuk më kanë lidhur aspak direkt me veten time, ose nuk është dashur aspak të bëhen, kjo nuk më frikëson aspak. Megjithatë, do më mungojë prania e Tim shoqi”, rrëfen Ermira.

Ermira Mehmeti


Vendimi për martesë

“Ishim duke shëtitur në pjesën tjetër të Stambollit, andej nga Bosfori dhe ishim ulur në një restorant për darkë. Filloi të bjerë shi, ishte shumë freskët... dhe pikërisht aty mbaroi gjithë ajo bisedë e nxehtë”, tregon e buzëqeshur deputetja. E ka fjalën për vendimin e martesës. Vendimi, në fakt i ka habitur të gjithë, më shumë familjarët e saj, pasi sipas tyre Ermira gjithmonë ka pasur si synim karrierën politike dhe asnjëherë nuk ka biseduar për çështje martese. Por, u mor vesh shpejt se bëhej fjalë për diçka serioze. Por, u pa, edhe karriera vazhdonte të mbetej një qëllim serioz i Ermirës...

Familja & puna

Shenolli është shumë krenar për angazhimin profesional të së shoqes dhe e përkrah. Por nuk duan ta ngatërrojnë politikën me jetën private. Për tu distancuar nga politika, ata kanë bërë një dasmë të vogël me familjarët e tyre. Nuk e zgjeruan rrethin pasi deshën që të gjithë të pranishmit të dëfrehen maksimalisht. Tashmë, Shenolli është shpërngulur në detyrë të re në Tiranë, dhe kjo nënkupton një fazë të re marrëdhënieje të ndërtuar mbi rrugëtimin Shkup-Tiranë. E meqë do të ketë edhe më shumë kohë, Ermira planifikon të mbrojë doktoraturën. Por... çifti planifikon të zgjerojë edhe familjen... së shpejti.
Ermira Mehmeti dhe Shenoll Devaja gjate ceremonise se marteses

Publikuar: 02.12.2009 | 10:27
Lexuar: 21336 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ajla (03/12/2009 16:41:47) U trashegofshit, jete te gjate, e me shume dashuri edhe lumturi te metejshme martesore......
Une (04/12/2009 03:32:23) Po kush do t'ia vadite lulen ketij plakushi :)
seva (05/12/2009 21:54:24) esht me e mira deputete deri me tani, i deshiroj mosbrengosje dhe suksese.....
Astrit abdullahi (05/01/2010 16:01:11) Besoj se nuk e ka njoftė vetveten Ermira,se po tanjifte nuk martohet me njeriun i cili shum vite eshte ma i vjeter.Ose vetem shumė e dashuruar mas pares, eh' nderuara Ermira po ti ta kishin lakmin shumė djem tė ditur pasunik se jeta nuk eshte ashtu si thua ti po prap je vetvetja smund ne tė vlersojm martesat e tjerve se vetem gabojmė.Kisha njė shoqe nga suhareka shumė e bukur si Ermira po kalonte me nje njeri shum te moshuar dhe e pyeta pse keshtu sepse ka pare e per gjerat tjera prap une e di se ēka duhet tė bejė dihet me bukuroshin tim bejė mardhanje seksuale.
esmihan sali (16/04/2010 17:59:28) jet te lumtur ,dhe suksese
XHETI (19/04/2010 15:00:57) Me vjen shum keq qe nje vajz si Ermira memeti te perfundoj ne nje pus 49 vjeqar ,spari pusat e vjeteuara nuk e kan ujin e kulluar ,dhe mund te shemben shum shpejt .Po si do ti thojn femiut shokt e cerdhes kur babi e mer nga cerdhja : GJYSHI PO TE PRET.vaj halli me vajzat e sodit ,per ta kryer nje pune te mbarshme dhe me sukses duhet 3 her te mendosh dhe pastaj te veprosh . po prap se prap u trashigofshit ...
lumi (29/04/2010 22:02:21) po si e morre moj ket plak qfar shanca ke pas ti kuku ku ku per ta qysh ti piti sorra met
hasan (10/09/2010 17:03:35) jet.te.mir.dhe.te.gjat.
Katili (16/09/2010 17:09:40) hahahahahaah poooooo tkaaa djeg alija tet punu edhe tka dhon te aiiii hahahahaah
ermira (24/11/2010 20:58:10) ti ermir je shum e bukur
ke pas mundesi ma te mir

ndoshta ty te pelqen ok kalofshi nje jet te lumter urime
era (30/11/2010 16:59:57) I lexoja disa mesazhe pėr qiftin e ri dhe befasohem me disa komente aq primitive! unė siq po e shoh ky nivel i njerzėve qė kan komentuar i pėrket botės shumė primitiv duke u mar me moshėn, plakun etj...jeta nuk ka vetėm moshėn porė po flas pėr njė jet me tė vėrtet jet tė lumtur e njė qifti ėshtė shumė e gjat dhe ka shum batica e zbatica nė jet.
unė nuk e dij se si munden ta quajn vetėm ermirėn tė bukur, po ajo bukuroshe ka par dhe ka gjet diqka interesant te ky njeri apo si ta quaj burr me vend me pamje madhėsi dhe dituri e nė aspaktin tjetėr edhe siguri. njė duheni ta dini nė jet se 90% e vajzave sot i kėrkojnė kėto dhe kėta njerėz me kėto dallg tė jetės jan tė lumtura nė jetėn e tyre kurse vajzės nuk i nevoitet njė bebi fėtyr pėr ta par si llutk se atė e sheh nė fėmijėn e vet kur do ti lind.. vajza don Burr, romantizėm ,vendosmėri, ngrohtėsi siguri.ku kėtu po thuaj se ėshtė pika kryesore e njė vajze ku mbėshtet nė burrin e vet e .. etj.
sa i pėrket njė komenti djal se ka djem tė ri pasonika, ata ndoshta jan pasonik por pasonik tė rinjė dhe nuk e kan shihjuar ende jetėn dhe dojnė tė fluturojnė ashtu qė jo vetėm njė ermir qė dojn ta kenė por ata mburren kur thojnė se unė i kam 5 bukuroshėt etj,, e kėto gjėra pėr njė vajz tė ngritur nuk i interesojnė shumė dhe kjo "fore" nuk mund tė ndikon te niveli i lartė i vajzavave.
unė ju uroj jetė tė lumtur dhe pasardhės tė shėndosh dhe mė tė bukur se ky qift. " Bukurija ėshtė e dhon nga krijuesi i madh por kushtet e jetės dhe ato atmosferike e ndryshojn dhe unė e quaj Evolucion" si po duket ky qift paska arrit kulminacionin e evulicionit.
Kastrioti (24/01/2011 14:18:06) Ermira i ka ra ne sy ēdo shqiptari prej se hyri ne jeten politike,elegante,e bukur,e zgjuar,mendoj se z.Shenoll Devaja ka pasur fat,i uroj Ermires qe ti plotesohen te gjitha deshirat.
lora (27/01/2011 01:17:02) ermira mehmeti paska kon djeget per nje bur si kur ky po ti a spate sy moj eermira se je martu me nje te moshum si kurse me e pas bab e ju burr si do qe te jet urime jet te lumtur
tina (06/03/2011 04:40:25) Zonjusha Emira Memeti Devaja jeni nje nga politikanet me e mira dhe me e bukura.Nese ju e doni Shenollin nuk dallon mosha qe ka.Si do qe te jete Shenolli eshte bashkeskorti i juaj dhe vazhdo me jeten shijoje se te dy jeni te mrekullueshem.Shijojeni lumturine se komentet nuk kane fund.
shkamb vokshi (26/05/2011 14:32:25) z.ermira mehmei devaja jeni me e mira prej shqiptarve anen ban tu plotesoheshin te gjitha deshirat fat ne jet dhe sukses ne politik SHkamb vokshi KOSOVE (GJAKOVE)
dona (06/06/2011 17:35:22) shum bukur poveq vazhdoni
arta (10/06/2011 16:58:32) mir u trashegofshi
mervan (13/06/2011 13:06:27) urime dhe jete te mbare
lora (24/06/2011 00:08:29) ermira vjen mir qe jeni nje vajz r talentuar dhe e zgjuar perkatsisht ne maqedoni je e dalluar pa ty nuk ka gjallnim jet te lumtur dhe u gzofshi me ndonje femi
ismen (25/06/2011 23:41:05) nuk esht me rendesi mosha leni cka folin njerzit kot po je shum e mira jet te lumtur me shenoll devajen dhe u trashigofshi me 2 bineq si ju te dy e ju cka keni shkru komente te kota si sju vjen turp per nje ermir deputete e bdi s e cila qish ne moshen femirore esht mar me politik mos folni kot ju lutem leni rehat ermiren se esht si loqk
arjon (26/10/2011 00:31:20) ermira eshte nje nder vajzat qe me pelqen me se shumtii edhe ne pamje edhe ne aspekte tjera...ja ku e ka pas rastin qe te jet me nje djal te ri i cili do i siguronte gjithqka,mirpo nuk na ka ra rastii qe te njoftohemi sepse tash do isha un ne vendin e ketij zotriut hahaah
Ali Ramiqi (05/01/2012 23:31:17) Urime,urime,urime,qiftit bashkeshortor i deshiroj dashuri,lumturi,begati e trashegimi.Me befasoi,per
te mire,kolegu im i cmuar Shenoll,sepse qe moti nuk kam
kontakte,per
semiri itali (04/05/2013 20:26:06) ermira un jam 32 vjeqar te pelqje shum shum te endroj dhe ghimon per ty mendoj je shum e bukur kusht qe ghith qka ta kisha fal veq nje kaf me pi me ty je shum e bukur qe zemra me rrahen kur te sho
shefket samiu (13/05/2013 21:39:09) shum je sipatike
z.nehat 26-09-2013 23:06h (26/09/2013 23:15:14) ermira mehmeti urime martesa me zotri shenoll devajen jet té lumturi e dashuri té fort let plasin dushmant se ata skan lidhje me dashuri as nuk din se shka ésht dashurija.
muli (18/11/2013 19:14:56) jo sa e lezetshme eshte u kenaqa..
Besa (04/05/2014 12:01:27) Ne fillim u dhimbeshte Ermira njerezve. Tani Shenolli eshte per te dhimbur.
suera (05/05/2014 15:15:02) Ju skeni met me fol per jeten e dikujna kur se kshirni veten ermira ka ba shka ka ba e ka ba per veti ta dini
lin (02/07/2014 17:43:15) Ok!children

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime