E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pakot stimuluese, të cilat shumë qeveri nga vendet e pasura i ndanë për shpëtim të ekonomive të tyre, luajtën rol në dhënien fund të krizës, e cila filloi në vitin 2007, thuhet në raportin e degës ekonomike të KB-së.
KB: Rikuperim i







Kombet e Bashkuara parashikojnë rikuperim të "brishtë" të ekonomisë botërore në vitin e ardhshëm, pas krizës nëntëvjeçare, duke paralajmëruar se akoma ekziston rrezik nga "recesioni në dy valë".

Pakot stimuluese, të cilat shumë qeveri nga vendet e pasura i ndanë për shpëtim të ekonomive të tyre, luajtën rol në dhënien fund të krizës, e cila filloi në vitin 2007, thuhet në raportin e degës ekonomike të KB-së.

Në dokumentin e titulluar "Situata ekonomike në botë dhe pikëvështrimet për vitin 2010", megjithatë paralajmërohet se rikuperimi është "larg nga e fuqishmja" dhe se mund të ndërpritet nëse pakot, vlerën e të cilave KB-ja e vlerëson në gjithsej 2,6 mijë miliardë dollarë, tërhiqen shumë herët.

Në kusht që qeveritë ta vazhdojnë politikën e ekonomive të veta, në raport parashikohet rritje e vogël prej 2,4 përqindëve në vitin e ardhshëm.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në fillim të tetorit atë rast e projektoi në 3,1 për qind.

Sipas vlerësimeve të KB-së, prodhimtaria botërore këtë vit do të ketë shkallë negative të rritjes prej 2,2 përqindëve, në krahasim me 1,1 për qind sa parashikon FMN-ja.

Përfaqësues të KB-së theksojnë se parashikimet e dy organizatave nuk janë kaq në mospërputhje hapash, por në pyetjen metoda të ndryshme të llogaritjes.

"Recesioni në dy valë", për të cilën druajnë në KB, nënkupton periudhë të shkurtër të rritjes mes dy rënieve ekonomike./mia/

Publikuar: 03.12.2009 | 03:50
Lexuar: 637 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime