E shtunë, 25.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndeshje Shkëndija -Drita, është derbi i pollogut ka rëndësi të veçantë për dy skuadrat që tanimë mund të thuhet se janë në pozitë jo të volitshme pas rezultateve që i kanë shënuar dy skuadrat në pjesën pranverore të kampionatit
Shkėndija kundėr Dritės nė Tetovė, Renova mysafire e Bregallnicės nė Shtip
Zhvillohen ndeshjet e javës së 21-të në ligën e parë dhe ato të 18 në ligën e dytë republikane

Shaban SINANI


Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e javës së 21-të në ligën e parë dhe ato të 18 në ligën e dytë republikane .
Ndeshjet e ligës së parë janë të caktuar për të dielën me fillim në orën 14:00, pos ndeshjes Rabotniçki – Teteksi që zhvillohet të shtunën.

Të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë për herë të parë në një përballje kampionale të ligës së parë takohen Shkëndija - Drita.
Kjo ndeshje që është edhe derbi i pollogut ka rëndësi të veçantë për dy skuadrat që tanimë mund të thuhet se janë në pozitë jo të volitshme pas rezultateve që i kanë shënuar dy skuadrat në pjesën pranverore të kampionatit.
Kjo përballje mjaftë e rëndësishme i është besuar që drejtësinë të ndaj Stevçe Shulevski nga Ohri.
Ndeshja  Drita - Shkëndija në Bogovinë 2-2

Skuadra e Renovës që është ekipi më i suksesshëm në pjesën pranverore të kampionatit të dielën është mysafire e Bregallnicës në Shtip. Trajneri Qatip Osmani është optimist se futbollistë e tij do të dinë që të përballojnë edhe këtë sfidë kaq të madhe të vetëdijshëm se shtipjanët nuk kanë edhe shumë zgjidhje nuk është në pozitë që të kënaqet me çfarëdo rezultati. Ndeshjen Bregallnica – Renova do ta drejtojë Petar Mantev nga Negotina

Në ndeshjet tjera ekipi i Napredokut përballet me Turnovën në Kërçovë, në Arena Filipi dytë përballen Rabotniçki – Teteksi ndeshje kjo që zhvillohet të shtunën, në Manastir përballen dy skuadrat që luftojnë pjesën e poshtme të tabelës Pelisteri – Sileksi, ndërsa derbi i vërtet i javës prite të zhvillohet në Autokomandës ku përballen Metalurgu dhe kampioni në fuqi Vardarin.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00, takohen

Shkëndija – Vardari
Bregallnica – Renova
Metalurgu – Vardari
Pelisteri – Sileksi
Napredoku – Turnova
Rabotniçki – Teteksi






Liga e dytë. java e 18-të

Vrapçishti - Gostivari në qendër të vemendjes


pamje  1

Në ligën e dytë në javën e 18-të, ndeshje kryesore zhvillohet në Vrapçisht, ku skuadra vendase Vrapçishti është nikoqire e liderit në tabelë ekipit të Gostivarit. Pra kjo ndeshje është derbi i vërtet në rajonin e Pollogut. Drejtësinë në këtë deri do të ndajnë treshi i referve nga Tetova me në krye Faton Mustafin, Isa Emurlin dhe Nebojsha Gjorgjievskin. Ndeshja Vrapçishti-Gostivari luhet të dielën me fillim në orën 14:00.
Faton Mustafi dhe Isa Emurli ndajnë drejtsi në Vrapçisht

N ë Bërvenicë përballen Rrufeja-M – Ohri 2004, në këtë ndeshje vendasit janë favorite absolute, ndërsa drejtësinë do të ndanë Valton Rustemi, Slagjan Markovski, Erbrar Taravari dhe Vjollca Izeiri.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunë me fillim në orën 14:00 , takohen:
Vrapçishti – Gostivari ndeshja zhvillohet të dielën.
Rrufeja-M – Ohri 2004
Tikveshi - Euromilk
Pobeda J – 11 Oktomvri
Maxhari S – Korzo
Novaci – Makedonija Gj.P
Miravci - Lokomotiva
Babi – Skopje

Publikuar: 15.03.2013 | 20:30
Lexuar: 748 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime