Oda Ekonomike e Maqedonisë organizoi vizitë të kompanisë me renome Renova dhe fabrikave të saj me qëllim që të tregohet para opinionit të Maqedonisë se edhe këtu ka kapacitete të suksesshme, me 100 për qind kapital të Maqedonisë, të cilët punojnë me sukses edhe gjatë recesionit botëror.
Vizitë e fabrikave të Renovës në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë
Oda Ekonomike e Maqedonisë organizoi vizitë të kompanisë me renome Renova dhe fabrikave të saj me qëllim që të tregohet para opinionit të Maqedonisë se edhe këtu ka kapacitete të suksesshme, me 100 për qind kapital të Maqedonisë, të cilët punojnë me sukses edhe gjatë recesionit botëror.
Pas funksionimit të suksesshëm në vitet paraprake të Renovës, në vitin 2003 është zgjeruar edhe në një branshë gjithçka me qëllim që të hapen vende të reja të punës dhe të zvogëlohet numri i të papunëve, për këto arsye pronarët e RENOVA-s Shefki dhe Qenan Idrizi kanë vendosur të investojnë mjete në këtë fabrikë për përpunimin e prodhimeve prej lëkure.
"Këto prodhime të gatshme i plasojmë në tregjet e vendeve perëndimore. Prodhimet eksportohen në Evropë, Gjermani dhe vendet skandinave. Përfitimi nga eksporti është 2 milionë euro. Me repro materiale furnizohen më shumë nga vendet e jashtme, një pjesë të madhe nga Australia, Amerika Jugore, lëndë të para vendore dhe vendet fqinje Shqipëria dhe Serbia", deklaroi drejtuesi në fabrikën për prodhime nga lëkurat Renovelur, Dashmir Saiti.
Kjo fabrikë eksporton me brendin e vet, mirëpo punon edhe me brendin Sheper nga Suedia. Fabrika prodhon prodhime nga lëkura: pantofla, galanteri nga lëkura etj. Fabrika në vete ka investuar prej 3,5 deri 4 milionë euro me të ardhura personale mesatare për të punësuar nga 14-15 mijë denarë, e cila ka rreth 100 të punësuar.
Kjo fabrikë fillimisht ka filluar të eksportoj çimento të thatë nga Austria. Fillimisht e kanë themeluar fabrikën Renova në Xhepçisht, që ka eksportuar për Bosnjën e Hercegovinës dhe Kroacisë. Në vitin 1998-1999 kjo fabrikë u zgjerua edhe në Kosovë.
Në vitin 2002 - fabrikë për gëlqere në Kaçanik. Renova ka gjashtë fabrika: dy në Tetovë, po aq edhe në Kosovë, një në Manastir dhe Tiranë, e cila është fabrika më e madhe me prodhimtari prej mbi njëqind tonë në orë. Në vitin 2004 kjo fabrikë formon klubin futbollistik "Renova" , funksionon edhe në tregun e Arabisë Saudite, nënvizoi pronari i Renovës, Shefki Idrizi.
Është interesante që fabrika ka filluar vetëm me tre të punësuar, është që sot është gjigant i madh në prodhimet e ndërtimtarisë.