Në lidhje me zhvillimin e komunikimit mes ish-republikave jugosllave, presidenti kroat me qëndrimin se Kosova është realitet, ndërsa Serbia, thekson, nuk ka nevojë ta njohë, por duhet të mundësojë që rajoni të funksionojë dhe të kthehet nga Evropa.
Për zgjidhjen e kontestit mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin mund të zbatohet përvoja e Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa kjo është ndarja e kontestit bilateral nga procesi i eurointegrimeve, presidenti kroat në largim, Stipe Mesiq gjatë vizitës së tij lamtumirëse në Republikën e Maqedonisë.
"Lidhur me Kroacinë, ne e përshpejtojmë hyrjen tonë në BE. Njërin prej qëllimeve e realizuam - hymë në NATO, ndërsa tani dëshirojmë ta përshpejtojmë hyrjen në BE pasi që një vit kemi humbur për shkak bllokadës sllovene. Këtë e tejkaluam me nënshkrimin e Marrëveshjes për arbitrazh me të cilën e ndamë kontestin bilateral nga inkuadrimi evropian. Mendoj se kjo është e mirë dhe se mund të zbatohet edhe në kontestin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë", tha Mesiq.
Sipas tij, Maqedonia në kontestin me emrin mund t'i referohet edhe Kushtetutës nga viti 1974, sipas së cilës ajo ishte një prej elementeve konstituive të Federatës jugosllave.
"Republikat në këtë Kushtetutë ishin të pozicionuara si shtete. Federata jugosllave përbëhej nga subjektet e veta të cilat ishin shtete, përfshirë edhe Kroacinë dhe Maqedoninë pasi që ato në mënyrë taksative theksoheshin në Kushtetutë. Në atë kohë nuk kishte ankesa për pozicionimin e atëhershëm të Maqedonisë në Federatën jugosllave dhe prandaj mendoj se të gjitha këto elemente duhet të merren parasysh në zgjidhjen e këtij kontesti", thekson Mesiq.
Në lidhje me zhvillimin e komunikimit mes ish-republikave jugosllave, presidenti kroat me qëndrimin se Kosova është realitet, ndërsa Serbia, thekson, nuk ka nevojë ta njohë, por duhet të mundësojë që rajoni të funksionojë dhe të kthehet nga Evropa.
"Arkitetkura e hapësirës sonë është e përfunduar. Të fillojmë të jetojmë në mënyrë evropiane dhe nëse e bëjmë këtë atëherë kemi bërë dobi për popujt tanë", i porosit të gjitha shtetet në Ballkan presidenti kroat në largim, Stjepan Mesiq.