Të dy politikanët janë fotografuar nga agjencitë e huaja të lajmeve duke shkëmbyer fjalë miradije për njëri-tjetrin, përderisa shkak i kësaj janë bërë disa deklarata të Clinton të dhënë për revistën Vogue.
Sekretarja e Jashtme e SHBA-ve Hilary Clinton duket se ka filluar një marrëdhënie speciale me homologun e saj britanik, David Miliband.
Të dy politikanët janë fotografuar nga agjencitë e huaja të lajmeve duke shkëmbyer fjalë miradije për njëri-tjetrin, përderisa shkak i kësaj janë bërë disa deklarata të Clinton të dhënë për revistën Vogue.
Miliband është i zgjuar, tërheqës, simpatik dhe shumë aktiv, ka thënë Clinton në këtë intervistë.
Por, kjo nuk do të thotë asgjë pasi që edhe në të kaluarën sekretarët e jashtëm të Britanisë dhe Amerikës kanë folur mirë për njëri tjetrin. Fjalë të tilla kishin thënë edhe ish sekretari i jashtëm britanik Jack Starë dhe sekretarja e jashtme, Condoleeza Rice.
Ndryshe, ministrat e jashtëm janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar dërgimin ose jo të trupave shtesë në Afganistan.