E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Klubi studentor Klubi studentor “Juristet e rinj” që funkiosnon në kuadër të Fakultetit Juridik të USHT-së, në bashkëpunim me Qendrën për shërbime studentore dhe karrierë, organizoi Tribunën me temë: “Informohuni për te drejtat tuaja”.
Tribunė: “Informimi i studenteve lidhur me te drejtat e tyre”










Klubi studentor Klubi studentor “Juristet e rinj” që funkiosnon në kuadër të Fakultetit Juridik të USHT-së, në bashkëpunim me Qendrën për shërbime studentore dhe karrierë, organizoi Tribunën me temë: “Informohuni për te drejtat tuaja”.

Kjo tribune kishte për qellim informimin e studentëve për të drejtat e tyre si studentë pranë Universitetit Shtetëror te Tetovës. Në tribunë morën pjesë profesorë te Fakultetit Juridik, kryesia e Parlamentit të studentëve si dhe studentë të shumtë të Fakultetit Juridik, por edhe të fakulteteve tjera.

Kryetari i Klubit studentor “Juristët e rinj”, Fatos Veliu përshëndeti theksoi se qëllimi i tribunës është që studentët të njoftohen me të drejtat e tzre që i kanë si studentë të USHT-së. Ai poashtu premtoi edhe një sërë aktivitetesh për të ardhmen duke potencuar se ky është vetëm fillimi.

Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së Shaban Arsllani, shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të mbështeten e aktivitetet e këtilla të studentëve.

Lidhur me te drejtat e tyre studentet i informoi Mr.Jusuf Zejneli, ligjërues në Fakultetin Juridik. Ai me këtë rast bëri një përshkrim të asaj që e parasheh Statuti i Universitetit Shtetëror të Tetovës si dhe Ligji për Arsim të Lartë për te drejtat e studenteve, por edhe rregulloret të cilat rregullojnë të drejtat dhe detyrimet e studentëve brenda Fakultetit.

Pikëpamjet e studentëve i prezantoi studenti i Fakultetit Juridik, Murat Aliu. Ai me këtë rast, mes tjerash shprehu pakënaqësitë e studenteve lidhur me disa çështje rreth funksionimit të procesit mësimor si dhe me punën e administratës.
Në pjesën e fundit të Tribunës, studentët pjesëmarrës parashtruan pyetjet e tyre lidhur me paqartësitë dhe shqetësimet e tyre, për të cilat u përgjigjën profesorët e Fakultetit Juridik


Publikuar: 04.12.2009 | 20:41
Lexuar: 1009 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime