Gjatë udhëtimit me biçikletë njeriu njihet me më shumë gjëra rreth një vendit dhe banorëve të tij sesa gjatë udhëtimit me automjet, theksoi diplomati gjerman Frank Stoessel, duke pasqyruar këtë edhe me fotografi të shumta si dhe me përvojat e tija personale.
Me iniciativë dhe organizim të profesorëve të gjuhës gjermane të Fakultetit filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës Prof. Ursula Reitner (lektore austriake) dhe Prof. Michael Sallat (lektor në Robert Bosch Fondation) si dhe profesorëve të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi të Shkupit, Prof. Meike Graeser (DAAD), në qendrën kulturore Toçka në Shkup më 02,12,2009 u organizua takim në mes të studentëve të katedrave të gjuhës gjermane nga të dy universitetet.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e studenteve në mes veti si dhe shkëmbimi i përvojave të tyre gjatë studimit.
Toçka është një qendër kulturore në Shkup, ku artistët gjerman mundohen në forma të ndryshme të shpjegojnë për kulturën e tyre.
Në fillim të takimit, prezantim pati Frank Stoessel - diplomat në njësinë e kulturës pranë Ambasadës gjermane në Shkup.
Frank Stoessel, përpos që është diplomat karriere, është edhe çiklist i pasionuar. Për dashurinë e tij ndaj aventurave flasin udhëtimet e tij të shumta me biçikletë nëpër tërë botën. Studentet e Gjuhës dhe letërsisë gjermane të të dy fakulteteve filologjike, kishin rastin të ndjekin në formë prezantimi udhëtimin me biçikletë të z.Frank Stößel, të gjatë 2500 km, në destinacionin Berlin (Gjermani)-Odesa (Ukrainë).
Gjatë udhëtimit me biçikletë njeriu njihet me më shumë gjëra rreth një vendit dhe banorëve të tij sesa gjatë udhëtimit me automjet, theksoi diplomati gjerman Frank Stoessel, duke pasqyruar këtë edhe me fotografi të shumta si dhe me përvojat e tija personale.
z. Frank Stoessel, gjithashtu ka udhëtuar me biçikletë prej Berlinit në Shkup në kohën kur duhej të fillojë me punën e tij si diplomat në Ambasadën gjermane në Shkup. Ky udhëtim i tij zgjati dy javë e gjysmë, ndërsa në Shkup arriti më 21.07.2009.
Një takim i këtillë në mes studentëve të katedrave të gjuhës gjermane, në të ardhmen do të organizohet edhe në qytetin e Tetovës.