E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej 1 janarit të vitit 2011 menaxhimi me tokën e pandërtuar ndërtimore shtetërore nga kategoria e tretë, e katërt apo e pestë kalon në kompetenca të komunave, procedurë të cilën tani në pajtim me ligjin e kryen Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Toka ndėrtimore  prej 1 janarit tė vitit 2011 kalon nė kompetenca tė komunave









Prej 1 janarit të vitit 2011 menaxhimi me tokën e pandërtuar ndërtimore shtetërore nga kategoria e tretë, e katërt apo e pestë kalon në kompetenca të komunave, procedurë të cilën tani në pajtim me ligjin e kryen Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Këtë e paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, i cili informoi se vendimi është sjellur në mbledhjen e fundit qeveritare pas shqyrtimit të Strategjisë për krijimin e kushteve ligjore dhe të tjera për menaxhim me tokën ndërtimore nga ana e autoriteteve lokale.

"Me menaxhimin e tokës së pandërtuar ndërtimore nga ana e komunave, do të vendoset parimi i kryerjes së të gjitha aktiviteteve administrative në një vend, që paraqet përfitim të madh sepse investuesit potencialë dhe qytetarët të gjitha punët të cilat janë të lidhura me procedurat administrative, përfitimin e pronësisë apo blerjen e tokës ndërtimore, si dhe dhënia e dokumentacionit ndërtimor-teknik për ndërtim nga kategoria 3,4 dhe 5 do të mund t'i realizojnë në suaza të vetëqeverisjes lokale, përkatësisht në sektorët adekuatë në komunë", theksoi Janakieski.

Ai tha se vendimi është përgjigje e kërkesave disavjeçare të një pjese të komunave që vetë të menaxhojnë me tokën shtetërore ndërtimore të pandërtuar dhe se me zbatimin e këtij vendimi alternativ nuk do të ndryshohet titulluesi i pronësisë së tokës shtetërore ndërtimore të pandërtuar, përkatësisht në Kadastër do të mbetet Republika e Maqedonisë, ndërsa autoritetet lokale vetëm do të mund të menaxhojnë me të.

Për shkak të vendimit të këtillë, do të përgatitet edhe ligj i ri për tokën ndërtimore, propozim-teksti i të cilit pritet të jetë gati deri në mars të vitit të ardhshëm, pas çka do të organizohet debat publik.

Gjatë përgatitjes së ligjit të ri, theksoi Janakieski, do të mbahet llogari që tërësisht të instalohet Dekreti për mënyrën, procedurën e tjetërsimit dhe dhënies me qira të tokës ndërtimore, do të përcaktohet numri minimal i personave të licencuar me provime të dhëna të cilët do ta udhëheqin procesin, ndërkaq do të parashihet edhe numri minimal i ditëve të kohëzgjatjes së konkurseve për zbatimin e procedurave për tjetërsim dhe dhënie me qira të tokës shtetërore ndërtimore, si dhe numri minimal i mediumeve të shtypit në të cilat do të shpallet konkursi.

Krahas kësaj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të kryejë edhe procedura adekuate me të cilat do të mundësohet përgatitja e komunave për menaxhim me tokën ndërtimore, ndërsa në periudhën prej maj - qershor e deri në fund të vitit të planifikojë të zbatohet stërvitja e të gjithë personave të cilët do të menaxhojnë me tokën ndërtimore në komunë.

Me zbatimin e këtij vendimi, priten përfitime të shumëfishta, siç janë thjeshtësimi i procedurave për investuesit potencial, përshpejtimi i urbanizimit, përkatësisht numër më i madh i investimeve të reja, e me atë edhe numër më i madh i punësimeve dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike në shtet.

Publikuar: 05.12.2009 | 16:46
Lexuar: 1132 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime