Balerini shqiptar, Kledi Kadiu, dhe Eleonora Scopelliti janë bashkuar sërish në një mbrëmje bamirësie në Romë.
Ish miqtë e vjetër të spektaklit Amici janë shfaqur në një mbrëmje të organizuar në Teatrin e Madh të titulluar "Merry Christmas Peter Pan".
Të dy kanë kërcyer duke marrë duartrokitjet e zjarrta të publikut.
Kledi Kadiu, balerini që kaloi Adriatikun për tu bërë i njohur në vendin fqinj nëpërmjet spektaklit Amici, është një nga balerinët më të pëlqyer në Itali, ku falë talentit të tij ka arritur të pushtoje zemrat e italianëve, duke thyer shumë tabu që ndanin dy vendet.