Ka dominuar motorët e "Ferrarit", ka fi tuar 91 gara në karrierën e tij, bashkëngjitur 7 titujve kampionë bote, duke u bërë një ikonë edhe në Botërorin e fundit, ku pritej edhe një rikthim në drejtimin e një "kokëkuqe". Tani e kalon kohën duke u marrë me një fermë kuajsh, që ka bashkë me të shoqen, Korinën, në Liqenin e Gjenevës.
Ndonjëherë qëndroj me bashkëshorten në tarracë dhe mendojmë se sa shpejt ka ikur koha. Por e di mirë që herët a vonë do ndodhë diçka e re, do të hapet një kapitull i ri, ku do të marr përgjegjësi të reja
Rrëfimi i pilotit robot, që tani jeton mes kuajve
Ka dominuar motorët e "Ferrarit", ka fi tuar 91 gara në karrierën e tij, bashkëngjitur 7 titujve kampionë bote, duke u bërë një ikonë edhe në Botërorin e fundit, ku pritej edhe një rikthim në drejtimin e një "kokëkuqe". Tani e kalon kohën duke u marrë me një fermë kuajsh, që ka bashkë me të shoqen, Korinën, në Liqenin e Gjenevës. Por sa do të arrijë të rezistojë pa zhurmën shurdhuese të makinave dhe shpejtësinë e tyre?
Në fund të vitit, ai mund të kthehet sërish të garojë. Fenomeni i pistave të "Formula 1" tregon në një intervistë për "Der Spiegel", sekretet e rikthimit të munguar në pistë, pasionin për rrezikun, mërzinë si "pen-sionist", adrenalinën. Për Montezemolën (pronarin e "Ferrarit") thotë: "Ai di të jetë shumë bindësâ¦".
Në këtë moment, ndiheni një sportist në pension apo një pilot që pret rikthimin në "Formula 1"?
E shoh veten si një pilot i tërhequr.
E përjashtoni mundësinë e një rikthimi të mundshëm?
Deri në fund të vitit, shembja që kam në qafë mendoj se do të shërohet plotësisht. Por nuk dua ti tregoj asgjë askujt. Sot nuk ndihem i penduar për tërheqjen nga "Formula 1" tre vjet më parë, ashtu siç nuk kam qenë edhe atëherë. Nuk kam asnjë motiv për të marrë një vendim përfundimtar. Përse duhet ta bëj?
Vetëm sepse ma kërkoni?

Ka nga ato personazhe, si p.sh. Niki Lauda që nuk arrin ta imagjinojë Shumakerin si stallier për bashkëshorten e tij... Aq më pak unë dhe Korina. Megjithatë nuk kam ndërmend që të tërhiqem nga ky profesion i ri, jam i kënaqur me jetën që bëj. Megjithatë asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë pas disa muajsh ose një viti. Në konferencën për shtyp, kur deklaruat anulimin e rikthimit tuaj, ishit shumë i pangushëllueshëm. Ju keni thënë ekzaktësisht: "Po jetoj peri-udhën më të vështirë të karrierës sime".Në fillim më dukej sikur jetoja në malet ruse. Fillimisht incidenti i Masës, më pas telefonatat me "Ferrarin" për të arritur në fund në takimin me presidentin Luka di Montezemolo. Pra një garë e provës dhe e forcës, dhe në fund, vetëdija që duhej të tërhiqesha, pasi nuk mund tia dilja dot. Kisha bërë llogaritë për impaktin e madh që do kisha në publik: kam pasur shumë mbështetje dhe admirues. E gjithë kjo e bëri sipërmarrjen time një mision shumë special dhe për këtë arsye jam ndier i prekur brenda meje.
Në konferencën për shtyp keni deklaruar gjithashtu: "Jam tërhequr, por si pilot ndihem sërish i gjallë".Mund të duket pak e çuditshme. Me këtë kam dashur të them se ka pasur momente që jam ndier njësoj si pak kohë para se të deklaroja tërheqjen: pas tre vjetësh pushim, mendoj se jam në formën e duhur për ta çuar makinën në limitet e mundshme. E them këtë sepse do më pëlqente që të isha edhe një herë në rolin e pilotit. Por gjithsesi nuk është se papritur kam ndier mungesën e jetës së mëparshme. Duke ditur për tërheqjen tuaj, pati nga ata që menduan se ishte një çmenduri të rrezikoni sërish.
"Formula 1" është një sport i rrezikshëm?
Nuk pajtohem me këtë mendim. Në të kaluarën ndodhte që të humbisje edhe jetën, pasi makinat dhe cirkuitet ishin më pak të sigurta se tani. Sot, pas çfarëdo incidenti, pilotët dalin nga njëvendëshet e tyre të paprekur. Keni ndjekur nëpërmjet TV inciden-tin e Masës.
Besoj se Filipe ka qenë me fat, shpëtoi për mrekulli?
Po, ai rrezikoi seriozisht jetën e tij.
Çfarë ndien një pilot kur përballet me një situatë të tillë?
Që ashtu ishte e shkruar.Vetëm fat?
Po. Makina që ishte para Masës la pas një pjesë të saj, një sustë, që, pasi u përplas me forcë në tokë, përfundoi në kokën e Masës. Më vjen me të vërtetë keq, mendoj se është çështje fati.
Nëse do të ktheheni sërish në Formula 1, i trembeni një fati të tillë?
Jo, edhe unë do ti nënshtrohem fatit tim.
Edhe ju keni pësuar një incident të rëndë disa vjet më parë, mendoni se vjen një moment kur edhe fati nuk ju ndihmon më?
Jo, kjo është relative.Edhe kur rreziku është i llogaritur mirë, ka një moment kur ndodh diçka e paparashikueshme.
Bëhet fjalë për një llogari mundësish?
Ndoshta mund të jetë, por ndodh kur është e shkruar. Dua të arrij të kuptoj se çfarë vlere ka për mua rreziku.
Çfarë është ajo që më shtyn të pranoj rrezikun?
Nëse nuk do të isha më i gatshëm për të përballuar rreziqet, nuk do të garoja më në Formula 1, madje nuk do të guxoja as të drejtoja një motoçikletë. Do të ndërprisja edhe hedhjet me parashutë.
Përse merrni pjesë në gara me motoçikletë, që janë me të vërtetë shumë të rrezikshme?
Përpara se të bëhesh baba, nuk e kupton dot se çfarë përvoje është: të duket sikur i pari në botë që e jeton këtë eksperiencë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për garat me motorë. Mendoj se jam më shumë i rrezikuar kur shëtis me motorin tim "Harley-Davidson".Incidenti i rëndë që pësuat në mua-jin shkurt ishte i gjashti me një motor garash.
Nuk është pak e bezdisshme?
Kam frenuar me shumë vonesë, ose më saktë, po kërkoja arritjen e limitit, por ishte cirkuiti i gabuar. Zona kur duhet të kryeja këtë manovër ishte vërtet shumë e shkurtër.Një muaj më parë, ju keni qenë sërish në pistë.
Kjo do të thotë që do të kthe-heni sërish të garoni?
Jo, për momentin jam jashtë loje, e në rast se kjo do të ndodhë, do tu nën-shtrohem limiteve më rigoroze. Në fakt unë jam tip shumë impulsiv dhe kjo jo vetëm kur fl itet për motorë, por edhe për të tjera gjëra.
Për shembull?
Nëse pak vite më parë, do të më kërkonin të hidhesha me parashutë nga avioni, do ta quaja çmenduri: nuk do ta bëja kurrë, aq më shumë që vuaja nga marrja e mendve.
Po tani e praktikoni parashutizmin?p/b]
Po, dhe më pëlqen shumë.A jeni ambicioz për të arritur me çdo kusht atë që doni?
Jo, nuk është në natyrën time. Nuk e ndiej të nevojshme të bëj diçka të cilën të tjerët e arrijnë dhe unë jo. Nuk kam asgjë për të treguar, dua vetëm të dëfrehem.Merreni me parashutizëm, alpinizëm, ngisni motorë me shpejtësi të madhe, madje ishit shumë pranë edhe rikthimit në "Formula 1". Çfarë ju shtyn të rrezikoni kaq shumë?
Asgjë, thjesht më pëlqen të eksploroj sa më shumë. Pastaj janë aktivitete, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra.
[b]Keni nevojë të ndjeni adrenalinën?
Adrenalina nuk ka lidhje fare me garat, përkundrazi në ato momente njeriu ka nevojë për qetësi dhe përqendrim. Adrenalina është e pranishme vetëm në fi llim. Alpinizmi ose parashutizmi janë aktivitete krejtësisht të ndryshme: pritet në bord, hidhesh dhe më pas mund të shijosh një ndjenjë fantastike. Ju keni deklaruar se i keni pasur "bateritë e shkarkuaraâ¦"Kisha mbetur pa forcë dhe pa energji.
Dy vitet e fundit në "Formula 1" i kam zhvilluar në limit për sa i përket paraqitjes. Ishte një torturë që të kaloja ditë të tëra duke bërë prova në pistë. Ishte shumë e lodhshme, por nuk më pëlqen ti bëj keq gjërat, nuk është në natyrën time. Sot është e ndaluar të bësh prova në pistë gjatë sezonit.Problemi ishte se unë ndihesha i lodhur nga gjithçka kisha përqark: skuadra, admiruesit, sponsorët dhe media. Ishte bërë shumë e vështirë që unë të kënaqja veten dhe të tjerët.
Çfarë është më shumë rraskapitëse?
Kur kishim prova në pistë dhe kur bënim stërvitje, ishte një torturë e vërtetë. Për mua ishte sikur të mos ekzistoja, sepse përqendrohesha vetëm te pista. Kur mendoja për fëmijët, doja ti kënaqja, por sigurisht që nuk mund tia arrish me të gjithë.
Përse?
Sepse është e pamundur që të kënaqësh dëshirat e tyre, por nga ana tjetër nuk më pëlqen që ti zhgënjej njerëzit.
Prandaj ju kanë quajtur për shumë kohë i paafrueshëm dhe arrogant?
Ndoshta. Për shembull, më është dashur kohë që të kuptoj se si punon media. Në një moment arrita të kuptoj se ata janë gjithnjë të interesuar për çështjet teknike, kërkojnë medoemos të të çorientojnë. Megjithatë tani unë di si të përballem me ta.
Sa para keni fituar gjatë karrierës suaj?
Një shumë që kur isha fëmija nuk do ta kisha imagjinuar kurrë, aq sa të bëhem i pavarur dhe ti plotësoj familjes çdo nevojë. Është një ndjesi shumë e mirë, nuk kam problem që ta pranoj këtë fakt.Ju falni miliona: e bëni për tju përgjigjur shumë zërave në Gjermani që ju kritikojnë se jetoni jashtë Gjermanisë për të mos paguar taksat?
Çfarë mendimi cinik⦠unë nuk jam cinik. E bëjmë sepse jemi të ndërgjegjshëm që jemi të privilegjuar dhe duam që të rikuperojmë diçka. Thjesht është kështu.
Tërheqja ka qenë një hap drejt lirisë?
Vendosmërisht. Më parë kam qenë djaloshi nga Kerpen. Të gjithë kishin të drejtë që të më quanin një mik. Sot jam 40 vjeç dhe një simboli.Një simbol për çfarë?Se sa e mundur është që të arrish suksesin nëpërmjet sportit, punës, disiplinës dhe përkushtimit. Jam një simbol i "Formula 1".
Përse ishit i bindur se mund të ktheheshit sërish në pistë?
Pas incidentit të Masës, drejtuesit e "Ferrarit" më kërkuan që ta zëvendësoja. Unë nuk e ndieja të nevojshme. Por ishte një situatë shumë e veçantë dhe u rrëmbeva prej saj, edhe pse bëhej fjalë vetëm për prezencën në disa gara.
Si ju bindën?
Lërmëni tjua tregoj: Montezemolo është njeri shumë bindës. Paratë nuk kishin asnjë ndikim, nëse ju kërkoni të dini këtë gjë.Kishte motive të besueshëm për ta bërë?Për të thënë të vërtetën, asnjë. Pyeta vetëm nëse isha vërtet i nevojshëm. Nuk mund të marr drejtimin e një makine gare, vetëm për ta çuar në finish.
Sa mundësi kishte që unë të fi toja?
Nuk kisha asnjë mundësi për të provuar makinën. Me pak fjalë për mua nuk kishte asnjë kuptim që të rikthehesha, aq më shumë që vazhdoja të kisha problemet me shpinën dhe publiku nuk ishte në dijeni të këtij fakti.
Pra, çfarë ndodhi?
Takimi me Montezemolën ishte i nevojshëm për të kuptuar se sa i detyrohem kësaj skuadre dhe se ajo ishte bërë familja ime, por sigurisht doja ta bëja edhe për Masën.Dhe pranuatâ¦
Ishte shumë e vështirë?
Po. Pasi dëshira që është brenda meje më shtyu me shumë shpejtësi. Riorganizova programet e mia, fola me teknikët, u stërvita dhe verifi kova që paraqitjet e mia fi zike dhe kapaciteti për të reaguar kishin mbetur të pandryshuara.Dy ditë para rikthimit tuaj ju realizuat provat e para në cirkuitin e Muxhelos.
Ishte gjithçka si më parë?
Më mjaftuan vetëm dy xhiro për të ndjerë sërish fuqinë për ta çuar makinën në limit.
Një ndjenjë lumturie?
Një konfi rmim. Por ishte ky thelbi. Në Muxhelo duhet të kuptoja si do të reagonte qafa ime. Që në frenimin e parë, pas një ritmi shumë të nxituar, ndjeva sikur dikush më goditi pas qafe.
Ishte një dhembje e fortë?
Më ka dhembur vërtet shumë. E ndjeja gjithnjë e më shumë sapo makina merrte shpejtësi dhe ndërronte ritmin. Kështu që nuk mund të garoja më shpejtësinë maksimale. Menduam të ndalemi ditën pasardhëse, për të kuptuar si ishin në të vërtetë gjërat. Përdora edhe disa ilaçe, por që nuk patën efekt: nuk arrita ta përmirësoj situatën.
Çfarë keni ndërmend të bëni tani?
Një ditë pas tërheqjes sime kanë qenë të shumtë ata që më pyetën se cilat janë projektet e mia. Jam përgjigjur që për momentin nuk kam ndërmend të bëj asgjë. Nuk doja të hidhesha menjëherë në një aventurë të re, por doja të ndihesha i lirë dhe ta shijoja këtë ndjesi. Njëherë e një kohë keni thënë se librat nuk ju interesojnë.Librat që kam lexuar në dhjetë vitet e fundit numërohen me gishtat e njërës dorë. Jam i magjepsur nga saga e shkruar nga Stephenie Meyer. Vëllimi i parë titullohet "Twilight". Korina e bleu, më pas të dy pamë fi lmin dhe historia më ka tërhequr vërtet shumë. Është diçka e re edhe për mua që të mendoj duke lexuar mbi tarracë.Është e mundur që të jeni bindur për tu rikthyer, pasi në tre vitet e shkuara jeni
mërzitur dhe nuk dini se çfarë të bëni në jetë tuaj?
Jo. Tre vitet e mia që nga tërheqja kanë fluturuar. Nuk jam mërzitur. Nuk mund të rri gjithë ditën mbi divan: kam impenjimet dhe partnerët me të cilët punoj, veçanërisht te "Ferrari". Kam shumë për të rregulluar nga ajo që kam projektuar me bashkëshorten. Dëshira jonë është që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë të gëzojnë atë që ngritëm ne. Nuk kam nevojë të jem drejtues garash te "Ferrari", për të pasur një jetë të plotësuar. Ndonjëherë qëndroj me bashkëshorten në tarracë dhe mendojmë se sa shpejt ka ikur koha. Por e di mirë që herët a vonë do ndodhë diçka e re, do të hapet një kapitull i ri, ku do të marr përgjegjësi të reja. Herët a vonë do të ndodhë.
Një pilot duhet të jetë më shumë një teknik se një artist?
Të dyja bashkë. Është e nevojshme të njohësh proceset mekanike. Duhet të dish se si ndryshojnë gjërat, të kesh një vizion dhe të jesh në gjendje ti shpre-hësh: ekzaktësisht si një artist.
Çfarë gjërash?
Një makinë garash u nënshtrohet shpesh ndryshimeve. Një pilot duhet të ketë idenë e funksionimit, të kombinuara me pjesët e reja apo të modifi kuara. Për këtë arsye e kam parë "Formula 1" me shumë pasion, pasi edhe makina më e shpejtë ka një problem të sajin. Nuk ekzistojnë makina që nuk kanë nevojë për përmirësime."Formula 1" po kalon kohë të vështira: me intrigat ku akuzohen skuadrat e mëdha, skandali seksual i ish-presidentit Mozli, tërheqja e "Hondës" dhe BMV, kriza ekonomike, skandali me Briatoren, që akuzohet se ka shtyrë pilotin e tij të shkaktojë një incident në pistë dhe më pas edhe përjashtimi i "Renault".
Nuk duket si një çmendinë?
Skandalet dhe histerizmat që kanë shoqëruar këtë sport kohët e fundit kanë ekzistuar gjithnjë. Ajo që të befason është se "Formula 1" nuk është dëmtuar. Jam i bindur se jemi te pjesa tërheqëse, joshëse. Ndërkohë për sa i përket rastit të fundit (Briatore), me ndershmëri mund të them se i ka kaluar të gjitha limitet.Te "Ferrari" fl itet që vitin tjetër do jetë tri makina dhe njëra prej tyre mban emrin tuaj.Për këtë kemi thënë gjithçka.Si përfundim: nuk ishte dëshira juaj rikthimi, por keni mundësi po kaq dëfryese.
Jeta juaj do të vijojë edhe pa Formula 1?
Po, natyrisht.E zbuluat artin e përtacit?Jam një person që vazhdoj të mendoj me efi kasitet. Për mua gjithçka duhet të ecë me shpejtësi: është në natyrën time. Sot arrij të mendoj se ndonjëherë duhet të ul pak ritmin. Por janë karakteristika që nuk është e mundur të shkaktojnë gjithçka.