Naime Azi, aktorja nga Tetova njihet si një ndër aktoret më te mira të gjeneratës së re të aktorëve nga Universiteti i Tetovës. Naimja ka qenë e angazhuar në disa projekte në Teatrin shqiptarë në Shkup, në Kërçovë dhe në disa qytete të Maqedonisë perëndimore. Ka realizuar, respektivisht ka luajtur në më shumë se 32 role prej tyre shumica role kryesore, disa projekte filmike...
Naime Azi, aktorja nga Tetova njihet si një ndër aktoret më te mira të gjeneratës së re të aktorëve nga Universiteti i Tetovës. Naimja ka qenë e angazhuar në disa projekte në Teatrin shqiptarë në Shkup, në Kërçovë dhe në disa qytete të Maqedonisë perëndimore. Ka realizuar, respektivisht ka luajtur në më shumë se 32 role prej tyre shumica role kryesore, disa projekte filmike...
Na tregoni pak për hapat e para,si ju lindi ideja të bëheni aktore dhe pse zgjodhët pikërisht aktrimin si profesion jete?
Hapat e parë janë shumë interesant sepse nisesh ne një rrugë në të cilën nuk e din se a do të kesh sukses apo jo, por me angazhim dhe me punë çdo gjë arrihet .Unë zgjodha pikërisht aktrimin sepse mendoja dhe isha e bindur se posedoja talent dhe kreacion, andaj iu përkushtova këtij drejtimi i cili prej kohësh më flinte në shpirt me qëllim që të mundem te jap kontributin tim në sferën e kulturës në këtë shtet.
Çfarë do të thotë aktrimi për një femër shqiptare,kur dihet fakti se jeni mbase femra e parë nga Tetova që merreni me aktrim,a keni hasur në vështirësi nga familja dhe nga rrethi ku jetoni?
Aktrimi është një profesion shumë i vështirë dhe shumë i mirë sepse të jep mundësi të njihesh me shumë njerëz, të jep mundësi të përjetosh përjetime nga më të ndryshmet,të jep mundësinë të futesh në botën dhe në imagjinatën e personazheve, të bën të kënaqesh kur dëgjon duartrokitjet dhe lëvdatat e publikut. Artisti gjithmonë është në kërkim të së bukurës, andaj edhe ne jemi fundja misionar të artit dhe kulturës në Maqedoni .
Shpesh shumë gazetarë nëpër intervista më bëjnë ketë pyetje se -në Tetovë a mund të ketë aktore femër. Pse jo edhe ne jemi si gjithë të tjerët, andaj nuk duhet të krijohet tabu se në Tetovë na qenka e ndaluar që femra të luaj në skenë.
Mendoj se Tetova tani më qytet me dy Universitete ka përparuar shumë në këtë drejtim sepse në kohën kur ishim ne gjeneratat e para që thenim akullin na shikonin pak me një sy ndryshe dhe normal hasnim edhe në vështirësi mirëpo tani çdo gjë ka ndryshuar dhe mua më bëhet qejfi sidomos për qytetin tim kurë shoh aq shumë njerëz dashamirë të artit.
Familja ime ka qenë ajo e para që më ka mbështet sikur mos të kisha mbështetjen e familjes sime nuk do të isha këtu ku jam andaj i jam mirënjohëse shumë.
Na tregoni pak për aktivitetet tuaja si aktore,ku keni qenë e angazhuar dhe sa jeni e kënaqur nga paraqitjet tuaja?
Kam qenë e angazhuar në disa projekte në Teatrin shqiptarë në Shkup, në Kërçovë dhe në disa qytete të Maqedonisë perëndimore. Kam realizuar, respektivisht kam luajtur në më shumë se 32 role prej tyre shumica role kryesore, disa projekte filmike, një kohë të gjatë kam qenë e angazhuar edhe në televizionin shtetëror edhe kjo ka qenë një përvojë e mirë për mua si aktore, qëndrimi para kamerës, lirshmëria,të shprehurit etj. Jam e kënaqur mu atëherë kur publiku mbush sallën, përcjell dhe dëgjon mesazhin e shfaqes.
Aktivitete tjera jashtë aktrimit në disa shoqata ku jam munduar që të jap kontributin tim në çdo aspekt gjithashtu më pëlqen të punoj me fëmijët sepse mendoj se janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë sonë andaj të gjithë ne pa dallim duhet më shume të ju përkushtohemi atyre për të pasur një ardhmëri më të sigurt dhe të ndritur .Një projekt tjetër që kam realizuar ka qenë pikërisht projekti për dhunën që ushtrohet ndaj grave ku vlen të përmendet se kemi patur shumë sukses. Tani jam e punësuar në Teatrin e Tetovës si aktore e rregullt njëkohësisht jam ne studimet master ne Prishtinë.
A mund të jetohet nga aktrimi në Maqedoni?
Të jetosh nga aktrimi është paksa e vështirë sidomos në vendin ku jetojmë ne ,mirëpo nëse një punë e benë me përkushtim dhe me dinjitet atëherë mendoj se mund të jetosh nga ai profesion.
Çfarë mendoni për kulturën dhe artin në Maqedoni,a mund të ndryshoni ndonjë dukuri negative ju si artiste?
.Kultura dhe arti në Maqedoni fatkeqësisht nuk varen prej nesh sepse çdo gjë në kulturë varet prej politikës për këtë jam shumë e sigurt. Ne si aktorë mundohemi të japim kontributin tonë dhe gjithmonë do të punoj në këtë drejtim,dhe gjithnjë në të mirë të publikut sepse tashmë në Tetovë kemi krijuar një publik të mrekullueshëm.
Çfarë bëni në kohën e lirë?
Më pëlqen të lexoj në kohë të lirë .Më pëlqen shumë natyra dhe shëtitjet në natyrë gjithashtu më pëlqen edhe të udhëtoj.
Mesazhi i juaj për lexuesit e Yll-Pressit?
Ju uroj juve punë të mbarë dhe shume suksese në afirmimin e kulturës dhe artit shqiptar,kurse lexuesit i porosis që asnjëherë të mos largohen nga ajo që të kënaq shpirtin e ajo është fjala e bukur,muzika, poezia,arti në përgjithësi.
Intervistoi:
Kryeredaktor i Yll Press-it, Avni Osmani