David Lopez, anëtar i Forumit qytetar evropian, potencoi se është me rëndësi të promovohet qytetërim aktiv në Ballkan, siç tha, për ata lidhja me Ballkanin është me rëndësi qenësore. Lopez shfaqi shpresë se Evropa do të ndërtohet me vullnet të qytetarëve dhe me angazhimin e tyre.
Patrik Pake nga Misioni i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni tha se vendi është para hapit të merr pjesë në BE, ndërsa heqja e vizave, siç tha, e lehtëson të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë. Ai shtoi se decentralizimi është një nga punët kyçe në proceset eurointegruese dhe se nevojitet inkurajim i komunave të Maqedonisë të bashkëpunojnë dhe të binjakëzohen me qytetet evropiane
Inkuadrimi i qytetarëve të Maqedonisë në proceset eurointegruese, krijimi i qytetërimit evropian, inkurajimi i komunave të bashkëpunojnë me qytetet evropiane, të shkëmbejnë përvoja dhe të aplikojnë me projekte deri te fondet evropiane, janë konkluzionet e pjesëmarrësve në konferencën e djeshme Nxitje e qytetërimit aktiv evropian: Ndërtimi i Evropës përmes binjakëzimit të qyteteve dhe rrjetit të shoqërisë qytetare.
Konferenca është pjesë e projektit Evropa për qytetarët, të paraparë për vitin 2007-2013. Organizatorë të konferencës janë Asociacioni i agjencive për demokraci lokale (ALDA) nga Strasburgu, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Forumin qytetar evropian. Patrik Pake nga Misioni i Bashkimit Evropian (BE) në Maqedoni tha se vendi është para hapit të merr pjesë në BE, ndërsa heqja e vizave, siç tha, e lehtëson të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë. Ai shtoi se decentralizimi është një nga punët kyçe në proceset eurointegruese dhe se nevojitet inkurajim i komunave të Maqedonisë të bashkëpunojnë dhe të binjakëzohen me qytetet evropiane.
David Lopez, anëtar i Forumit qytetar evropian, potencoi se është me rëndësi të promovohet qytetërim aktiv në Ballkan, siç tha, për ata lidhja me Ballkanin është me rëndësi qenësore. Lopez shfaqi shpresë se Evropa do të ndërtohet me vullnet të qytetarëve dhe me angazhimin e tyre.
Kamij Ganglof, projekt-menaxher i ALDA, informoi se në qershor në Shqipëri kanë realizuar trajnim, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga komunat Manastir, Çashka dhe Tetovë. Në trajnim është biseduar për aplikacionet dhe dokumentet e nevojshme për vendosje të bashkëpunimit dhe binjakëzimin mes qyteteve.
Tani jemi në dispozicion të qyteteve nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia, të cilat dëshirojnë të ngrisin projekte në Evropë, tha Ganglof.