E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në finale Repreznetacioni bullgar mundi kampionin e Maqedonisë, ekipin Rabotniçki 3-0 në sete, ndërsa në finalen e vogël Shkëndija mundi reprezentacionin e të rinjve rë Maqedonisë. Nikolla Pençev shpallet lojtari më mirë.
Repreznetacioni  i tė  rinjve tė Bullgarisė   fitues  i  memorialit
Turniri memorial “Branko Ilovski –Çajka”








Shaban Sinani

Reprezentacioni i të rinjve të Bullgarisë është fitues i turneut të 33-të memorial “Branko Ilovski-Çajka”, pasi në ndeshjen finale 3-0 në sete e mundi kampionin e Maqedonisë ekipin e Rabotniçkit.



fituesi i turneut  reprezentacioni i Bullgarisë


Vendi i tretë i takoi skuadrës tetovare Shkëndijës , ekipe cila në finalen e vogël mundi reprezentacionin e të rinjve të Maqedonisë 3-1 në sete. Lojtari më mirë i këtij turneu memorial u shpall bullgari Nikolla Pençev.
Organizatori i këtij turneu tradicional për tre ekipet më të suksesshme ndau Kupa dhe medalje, ndërsa me plaket të posaçme u dekoruan punëtor të njohur të volejbollit në mesin e të cilëve edhe Sali Alimi, ndërsa një plaket të posaçme iu nda edhe kryetarit të Komunës së Tetovës z. Sadi Bexhetit.
Pas përfundimit të turneut u shtrua një darkë solemne për të gjithë të pranishmit

ekipet pjesmarëse

Përndryshe turneu memorial i volejbollit i 33-ti me radhë, u mbajt për të përkujtuar profesorin dhe njërin ndër themeluesit klubit të volejbollit Luboteni në Tetovë, B.I.Çajka. Turneu u mbajë nën organizimin e FVM dhe familjes Haxhi Ilovski, dhe e përkrahur nga komuna e Tetovës. Të pranishëm ishin shefi i kabinetit i kryetarit të komunës së Tetovës Alajdin Hasani, anëtar të Federatës së Volejbollit, përfaqësues I A.R.S punëtor të shumtë sportive dhe familjar të ndjerit Branko Ilovski – Çajka. Në këtë turnir.

kv shkendija

Pas prezantimit të ekipeve pjesëmarrëse , turnirin në emër të kryetarit të Komunës së Tetovës z Sadi Bexheti, organizimin e këtij evenimenti sportive e përshëndeti shefi I kabinetit të kryetarit të komunës Alajdin Hasani, ndërsa të hapur e shpalli përfaqësuesi i ARS, Borçe Boev.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua para hapjes solemne kampioni aktual i Maqedonisë Rabotniçki 3-0 në seta mundi seleksionon e të rinjve të Maqedonisë , në të cilën ekip përherë të parë luajti edhe Eldin Rustemi anëtar I KV Shkëndija.
Në ndeshjen e dytë u përballën Reprezentacioni i të rinjve të Bullgarisë dhe Shkëndija e Tetovës e cila ën këtë ndeshje ishte e hendikepuar pa Habil Ajetin , Eldin Rustemin dhe Armir Feratin. Ndeshja e cila zgjati plot 5 sete, fituan bullgarët 3-2 por kjo ndeshje në fakt ishte finale para finales, pasi ka mahnitur të gjithë të pranishmit .

nga turneu



pamje nga ndeshja

Publikuar: 06.12.2009 | 14:09
Lexuar: 835 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime