Edhe pse shumica e vendeve të BE-së e mbështesin fillimin e negociatave, gjasat për përcaktimin e datës janë të vogla për shkak të kushtëzimit të Greqisë me mbylljen paraprake të kontestit për emrin. Nuk është e përjashtuar që vendimin përfundimtar, ministrat e Punëve të Jashtme t'ua lënë shefave të shteteve dhe qeverive në Samitin e 10 dhe 11 dhjetorit.
Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, sot në Bruksel duhet ta definojnë konkludimin lidhur me rekomandimin e Komisionit Evropian për përcaktimin e datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Union.
Edhe pse shumica e vendeve të BE-së e mbështesin fillimin e negociatave, gjasat për përcaktimin e datës janë të vogla për shkak të kushtëzimit të Greqisë me mbylljen paraprake të kontestit për emrin. Nuk është e përjashtuar që vendimin përfundimtar, ministrat e Punëve të Jashtme t'ua lënë shefave të shteteve dhe qeverive në Samitin e 10 dhe 11 dhjetorit.
Sipas informatave të fundit nga Brukseli, në pamundësi për t'u arritur konsensus për hapjen e negociatave me Maqedoninë, obsioni më real për momentin është shtyerja e përcaktimit të datës, me çka do të evitoheshin pasojat e pakëndshme nga vetoja greke. Ideja është që të konstatohet dhe të përshëndetet progresi të cilin po e bën Maqedonia dhe të porositet se në të ardhmen duhet të caktohet data për fillim të negociatave.
Është e mundur që në konkludimet të qëndrojë edhe rekomandimi për Maqedoninë dhe Greqinë, që në mëyrë më intensive t'i qasen zgjidhjes së problemit me emrin.
Kjo do të thoshte se datë për negociata Republikës së Maqedonisë do të mund t'i caktohej në njërin nga samitet e ardhshme të Këshillit të BE-së, vitin e ardhshëm.
Samiti i Këshillit të Bashkimit Evropian organizohet në çdo tre muaj. I pari për vitin 2010 është caktuar për muajin mars.