Fillimin e projektit qeveritar për SOS marketet u shënua në SP marketin në komunën Kisella Vodë të Shkupit, në praninë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave Zoran Stavrevski dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Xhelala Bajrami.
Rreth 15 mijë shfrytëzues të asistencës sociale nga Shkupi dhe rrethina prej sot kanë mundësi të blejnë prodhime me çmime të ulta në SOS marketet. Që ta bëjnë këtë nevojitet që gjatë blerjes vetëm ta tregojnë kartelën që e marrin në qendrat për punë sociale.
Fillimin e projektit qeveritar për SOS marketet u shënua në SP marketin në komunën Kisella Vodë të Shkupit, në praninë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave Zoran Stavrevski dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Xhelala Bajrami. Përveç se në SP marketet, SOS prodhime do të ketë edhe në marketet e Tineksit. Prodhimet do të shënohen dhe do të shiten me çmime më të ulta, tek ato ushqimore deri në 20 për qind, ndërsa tek mjetet për higjienë personale deri 25 për qind.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Bajrami beson se ky aksion do të mbështetet edhe nga kompani të tjera, pronarë të zinxhirëve të marketeve me qëllim që siç tha ajo do të zgjerohet, jo vetëm në Shkup, ku realizohet si pilot projekt, por edhe në qytetet tjera.
"Procedura për marrjen e kartelave me të cilat do të munden që me çmime më të ulta të furnizohen prodhime është shumë e thjeshtë. E vetmja gjë që duhet ta bëjnë shfrytëzuesit e asistencës sociale është të shkojnë në qendrat për punë sociale ku atyre do t'u jepen. Pastaj ato, së bashku me dokument për identifikim, do të duhet t'i tregojnë gjatë blerjes", tha Bajrami.
Zëvendëskryeministri Stavrevski iu falënderua këtyre dy kompanive për, siç tha, atë që u kanë dhënë mundësi qytetarëve më të rrezikuar të Maqedonisë t'i blejnë produktet e nevojshme me çmime më të ulta nga ato të rregulltat.
"Konsideroj se kështu firmat treguan solidaritet me qytetarët e Maqedonisë në kushte të tilla të vështira krize. Firmat nuk fitojnë asgjë përveç renomesë, dhe atë që tregojnë se janë firma cilësore të cilat kanë mirëkuptim për konsumatorët, se janë përgjegjës në mënyrë shoqërore që vlerësohet edhe tek ne, por edhe në botë", tha Stavrevski.
Shfrytëzuesit e asistencës sociale do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të blerjes së prodhimeve me çmime të ulta deri në lartësinë e asistencës sociale të cilën e marrin, po jo më shumë se 5.000 denarë gjatë një muaji. Ata do të marrin vërtetim për identifikim që e jep Qendra për punë sociale me të cilën do të mund t'i furnizojnë produktet e nevojshme.