E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesëmarrësit e seminarit i cili u zbatua në organizim të Zyrës së OSBE-së në Shkup, gjatë pesë ditëve sa zgjati seminari zhvilluan teknika interaktive mësimore, u trajnuan se si të ballafaqohen me situatat eventuale konfliktuoze, mësuan se si t'i njohin shenjat të cilat tregojnë në manifestimet e ndryshme të dhunës, si dhe të jenë të përgatitur të punojnë me fëmijë të grupeve shoqërore të margjinalizuara, “exelant teacher for all students” (arsimtar i shkëlqyeshëm për të gjithë studentët).
Studentėt e pedagogjisė marrin pjesė nė seminarin e organizuar nga OSBE-ja




Njëqind e njëzetë studentë të fakulteteve pedagogjike të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, të Universitetit të Shtipit, nga Instituti për punë sociale në kuadër të Fakultetit filozofik në Shkup, si dhe përfaqësues të gjashtë organizatave joqeveritare prej këtyre qyteteve morën pjesë në seminarin në Ohër, që kishte për qëllim përforcimin e kapaciteteve të profesorëve dhe arsimtarëve të ardhshëm në kuadër të punës me fëmijë në shoqëri multietnike.
studentet ne seminar

Pjesëmarrësit e seminarit i cili u zbatua në organizim të Zyrës së OSBE-së në Shkup, gjatë pesë ditëve sa zgjati seminari zhvilluan teknika interaktive mësimore, u trajnuan se si të ballafaqohen me situatat eventuale konfliktuoze, mësuan se si t'i njohin shenjat të cilat tregojnë në manifestimet e ndryshme të dhunës, si dhe të jenë të përgatitur të punojnë me fëmijë të grupeve shoqërore të margjinalizuara, “exelant teacher for all students” (arsimtar i shkëlqyeshëm për të gjithë studentët).
Në seminar morën pjesë edhe dyzet studentë të katedrës së pedagogjisë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Ministri i Arsimit, Nikolla Todorov në hapjen e seminarit theksoi se kuadrot arsimore kualitative janë parakusht i domosdoshëm për procesin arsimor kualitativ.
seminar

Në drejtim të ngritjes së kualitetit të kuadrit arsimor gjegjësisht kryerjen profesionale dhe efikase të procesit arsimor, ministri Todorov e theksoi edhe konceptin e ri që e përpunoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila parasheh dhe themelimin e akademisë së veçantë për trajnimin e arsimtarëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe edukatorëve.
Sekretarja e parë në Misionin e OSBE-së në Shkup, Natalia Drozd, theksoi se Organizata për siguri evropiane dhe bashkëpunim është e gatshme t'i ndihmojë të gjitha fazat e reformës së sistemit për trajnimin e arsimtarëve në Maqedoni.
"Ky projekt është hapi i parë në këtë drejtim, gjegjësisht nga arritja e standardeve moderne evropiane në punën në arsim dhe punën me të rinjtë", theksoi Drozd.
seminar

Ky seminar, në të cilin morrin pjesë edhe 40 studentë të USHT-së, i cili i paraprinë punës praktike të studentëve që do ta zhvillojnë në shoqatat joqeveritare, siç janë: Shoqata e të rinjve “Aurora” dhe “Sreken Zhivot” . Këta dy shoqata do të implementojnë projektin me standardet e OSBE-së. Pjesëmarrësit e seminarit u pajisën edhe me certifikata për aftësimin e tyre.
Puna praktike me nxënës do të zhvillohet në bazë të sistemit të Bolonjës dhe studentëve do të njihen kreditë e tyre, pasi një gjë e tillë është konkretizuar me marrëveshjen që ka nënshkruar USHT-ja me Shoqatat joqeveritare dhe me OSBE-në.

Publikuar: 07.12.2009 | 10:38
Lexuar: 1118 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
jehona mustafa (22/04/2010 16:37:10) mendoj se ka qen nje seminar shum mir i organizuar..

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime