E hënë, 22.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për votimin për këshillet në komuna kanë arritur të dhëna për 1.701 vendvotime apo 57,16 për qind. Gjithsej kanë votuar 467.893 votues prej të cilave 448.780 fletëvotime janë të vlefshme, ndërsa 19.113 janë të pavlefshme. Jehona e votuesve është 67,99 për qind.
KSHZ: Jehona e zgjedhjeve lokale 67,61 pėr qind
- Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) gjatë ditës do t'i kumtojë rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve lokale, menjëherë pasi të përpunohen të gjitha vendvotimet, paralajmëroi kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko në konferencë për shtyp.

"Të dhënat në vazhdimësi publikohen dhe në vazhdimësi ndryshojnë. Duke e pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për zgjedhje lokale dhe për shkak numrit të madh të komunave dhe vendvotimeve dhe numrit të madh të komisioneve zgjedhore të cilat i fusin të dhënat në sistemin e Komisionit shtetëror zgjedhor në këtë moment nuk mund të dalim me rezultatet fillestare", tha Kondarko.

Deri në orën 24, theksoi, kanë arritur rezultate për 1.275 nga gjithsej 2.976 vendvotimet ose 57,96 për qind. Në to në zgjedhjet për kryetarë komunash kanë votuar 473.859 votues nga gjithsej 1.743.403 votues të regjistruar në listën zgjedhore. Valide janë 458.934 fletëvotime ndërsa të pavlefshme janë 14.925. Jehona është 67,61 për qind.

Për votimin për këshillet në komuna kanë arritur të dhëna për 1.701 vendvotime apo 57,16 për qind. Gjithsej kanë votuar 467.893 votues prej të cilave 448.780 fletëvotime janë të vlefshme, ndërsa 19.113 janë të pavlefshme. Jehona e votuesve është 67,99 për qind.

Në votimin për kryetar të Qytetit të Shkupit nga gjithsej 444.259 votuesve të regjistruar të cilët duhet ta japin votën e tyre në 536 vendvotime deri në orën 24 janë përpunuar të dhënat për 84 vendvotime apo 15,67 për qind ku kanë votuar 32.924 votues.

Kondarko theksoi se Komisioni shtetëror zgjedhor e vlerëson si shumë pozitiv jehonën e qytetarëve në zgjedhjet lokale dhe është e kënaqur që dita e zgjedhjeve ka kaluar pa dhunë dhe pa shkaktimin e kurrfarë incidenteve fizike. Shpresojnë se kjo do të vazhdojë edhe më tej gjatë procesit të numërimit të votave, si dhe gjatë procesit të transportimit të materialit.

Megjithatë, sipas Kondarkos, në ditën zgjedhore në vendvotime ka pasur shkelje serioze të procesit zgjedhir dhe procedurës për votim në dhe jahstë vendvotimeve.

Publikuar: 25.03.2013 | 11:00
Lexuar: 618 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime