Sipas vendimit të KRRE-së për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0,36 për qind, çmimi i ri i një litre të ekstra vajit të lehtë për amvisëri është 39 denarë, ndërsa një kilogram mazut M-1 NS do të shitet për 29,290 denarë.
Të pandryshueshme mbeten çmimet e derivateve të naftës, ndërsa prej mbrëmë në mesnatë për gjysmë denari lirohet ekstra vaji i lehtë për amvisëri (EL-1) dhe mazuti për 0,256 denarë, vendosi në seancën e sotme Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
Sipas vendimit të KRRE-së për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 0,36 për qind, çmimi i ri i një litre të ekstra vajit të lehtë për amvisëri është 39 denarë, ndërsa një kilogram mazut M-1 NS do të shitet për 29,290 denarë.
EUROSUPER BS-95 do të shitet me çmimin -63 denarë për litër, ndërsa të pandryshueshme mbeten edhe çmimet e EUROSUPER BS-98, i cili shitet për 64,50 denarë dhe të EURODIZELLIT (D-E B) i cili kushton 50,5 denarë.
Vendimi i sotëm i KRRE-së është sjellur në bazë të çmimit të derivateve të naftës në bursat botërore dhe kursin e denarit në krahasim me dollarin gjatë dy javëve të kaluara.