Kryetar i parë i KV Shkëndija ishte Mithat Emini, trajner të parë Miftar Zyberi dhe Afezat Osmani, lojtar më të njohur gjatë periudhe kanë qene Sali Alimi, Arif, Naser Musli Qamili, Namikqemal Mustafa, Durim Luma, Pllumb Vela, Habil Ajeti... Sami Ismaili ishte donatori i parë i KV Shkëndija
35 vjet KV Shkëndija Tetovë (pjesa e parë
Shaban Sinani
Tetova është një ndër qytet e Maqedonisë ku volejbolli ka qenë dhe është më i popullarizuar. Në vitet e shtatëdhjeta në Komunën e Tetovës numëroheshin 37 skuadra volejbolli, d.m.th. gati gjysma e fshatrave të kësaj Komune kanë pasur nga një ekip të kësaj loje sportive.
Si u themeluar KV Shkëndija: Me iniciativën e dy profesorëve të fiksullturës Myftar Zyberi dhe Hafezat Osmani, të vetëdijshëm se sporti ka një rëndsi të madhe për afirmimin e kombit shpalosën idenë e themelimit të një klubi volejbollistik e cila u përkrah në mënyrë masovike nga shumë entuziastë si: Muhedin Hadri, Yzeir Yzeiri, Mit`hat Emini, Shefki Haliti, Latif Sejfullai, Hashim Zeqiri, Shpend Pustina, Sali Alimi, Ylber Pustina etj., dhe të bashkuar rreth këtij qëllimi i`u përveshën punës dhe realizuan idenë e lartpërmendur, pra fillimisht themeluan Klubin

Volejbollistik Shkëndija i cili më vonë u bë katalizator i një organizimi ma të gjerë sportiv të shqiptarëve në Komunën e Tetovës.Klubi Volejbollistik Shkëndija është i themeluar më 27 Gusht 1974 në lokalet e Gjimnazit të Tetovës dhe nga shumë propozime se si të emërtohet ky klub u pranua ai i Yzeir Yzeiri, pasi emri shkëndija në vete ngërthente simbolikë e cila përkonte me realitetin e kohës së viteve të `70-ta thotë profesori Miftar Zyberi.
Në Kuvendin Themelues janë zgjodhur drejtuesit e parë të klubit të volejbollit, siç ishin: Mit`hat Emini (kryetar), kryetrajner i parë është emërua Myftar Zyberi ndërsa ndihëms i tij Hafezat Osmani.
Emëri I sportëdashësit Sami Ismaili gjithmonë do të mbahet mend gjatë manifestimeve të ndryshme të kësaj skuadre të volejbollit nga vetë fakti se ai është donator për përgatitjet e nevojshme si kostumet sportive të lojtarëve, poashtu edhe mjetet e lojës së volejbollit si: topa, rrjetë, antena etj.
K.V.Shkëndija garat i filloi në shtator të vitit 1974 me shumë sukses. Gjatë gjithë Kampionatit të vitit garues 1974/`75 nuk kanë pasur asnjë disfat .
Në vitin 1975 KV Shkëndija shpallet kampion në garat e rangut komunal me këta volejbollist të cilët më vonë bëhen edheemra të njhur në Tetovë rethinë dhe më gjërë: Abdylmenaf Rrustemi, Sali Alimi, Shpend Pustina, Rexhep Rexhepi, Burhan Emini, Dëfrim Sherifi, Latif , Fatmir Tresi, Dëfrimi nga fsh. Reçicë e Madhe, Mësuesi, Rexhep Useini etj. K.V.Shkëndija deri në vitin 1979, ka garuar në ligën Regjionale Veri.
Viti 1978: Në këtë vit themelohet edhe skuadra e vajzave e cila gjat garave të bëra në tri vitet e ardhshme (deri në ndaljen e veprimtarisë së veprimit të kësaj skuadre në vitin 1981) ajo luajti me sukses të ndryshueshëm, dhe lojtaret e para ishin : Suzana Ramadani, Shadinas Shabani, Lafturie , Ameti, Vjollca Saliu etj,
Në vitin 1979 për të cilën peridhë mund të thuhet ekipi me një organizim të nivelit të lartë, ku primre ishte organizimi dhe profesionalizmi. Si fryt i një pune profesionale ekipi ka arritur që në ndeshjet kualifikuese të cilat u mbajtën në Probishtip të zë vendin e parë dhe kështu të bëhet anëtare e Ligës së Parë Republikane. Në atë periudhë kohore formacionin e ekipit e përbënin emrat e njohur të këtij sporti që drejtonin dy trajnerët Miftar Zyberi dhe Afezat Osmani.
Pra janë këto ata volejbollist të cilët arritën sukseset që nuk harohen kurë: Sali Alimi (kapiten), Namikqemal Mustafa, Naser Qamili, Arif Musli, Durim Sejfullahu, Safet Sejfullahu, Reshat Ahmeti, Gazi Nurishi, Agim Demiri, Sinan Ramizi, Alajdin Osmani, Taxhedin Saliu, Fatmir Muhedini. Namikqemal Mustafa, Naser Qamili dhe Arif Musli ishin anëtar të reprezentacionit të Maqedonisë, kurse Naser Qamili edhe anëtar i reprezentacionit n ëish Jugosllavi. Në këtë kohë K.V.Shkëndija ka pasur edhe ekipin e të rinjëve nga të cilët më të dalluar kanë qenë: Naim Murtezani, Menduh Thaçi, Abdullah Baftiari dhe Latif Ramizi.
Viti 1981 për Shoqatën Sportive Shkëndija ishte vit i kobshëm pas pas ngjarjeve në ndeshjen e futbollit në fshatin Vollkovi ishte edhe fundi i aktiviteteve sportive që bënte Shoqatën Sportive Shkëndija e cila në gjirin e saj kishte klubet e volejbollit, futbollit dhe karatesë.
Në këtë periudh rinia shqiptare tetovarë më shoqatën e tyre Shkëndija u shkëput nga letargjia, nga bjerrakoha që i shterte ose i kanalizonte në kotësi energjitë e tyre krijuese rinore. Syrvejuesit e rritës shqiptare asokohe Shkëndijën e krahasuan me formacione ushtarake. Aq e madhe ishte frika nga sporti i organizuar shqiptar kujton professor Miftar Zyberi.
(vazhdon ...)