E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nuk ka informacione për përmbajtjen e bisedës telefonike, që dje në pres-konferencë në Bruksel e publikoi edhe zëvendës shefi i diplomacisë së Greqisë Dimitris Drucas, duke arsyetuar se Papandreu do t'ia sqarojë Gruevskit arsyet për bllokadën e re greke dhe "do ta konfirmojë gatishmërinë e Athinës për përforcimin e bashkëpunimit bilateral".
Papandreu ka biseduar nė telefon me Gruevskin











Kryeministri grek Jorgos Papandreu dje në telefon ka biseduar me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevskin pas publikimit të vendimit të Këshillit të BE-së për anulimin e përcaktimit të datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Union për shkak të kundërshtimit të Greqisë, publikoi gazeta elektronike greke In Njus.

Nuk ka informacione për përmbajtjen e bisedës telefonike, që dje në pres-konferencë në Bruksel e publikoi edhe zëvendës shefi i diplomacisë së Greqisë Dimitris Drucas, duke arsyetuar se Papandreu do t'ia sqarojë Gruevskit arsyet për bllokadën e re greke dhe "do ta konfirmojë gatishmërinë e Athinës për përforcimin e bashkëpunimit bilateral".

Duke u përqëndruar në vendimin e Këshillit të BE-së, Drucas tha se Greqia me përkrahjen e Qipros pati sukses që të bëjë midifikimin e projekt-kokluzioneve që i propozoi kryesia suedeze. Theskoi se poziocionin grek përkundër Qipros e përkrahën edhe disa vende të tjera anëtare të BE-së.

"Ajo që kërkohet nga ne është që të arrijmë zgjidhje për emrin. Para mbylljes së kësaj çështjeje nuk mund të fillojnë negociatat për anëtarësim të IJRM-së në BE. Pozicioni i tillë nuk është diçka që mund të negocohet, kjo thjesht është realitet. Athina dëshiron që ta ndihmojë Shkupin që të hyjë në BE, por për këtë është e domosdoshme që të arrihet një zgjidhje e pranueshme, zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit", tha Drucas.

Këshilli i ministrave të BE-së, pas debatit dyditor, dje vendosi që ta shtyjë vendimin për përcaktimin e datës pë fillimin e negociatave për hyrje me Maqedoninë. Edhe pse pjesa më e madh e vendeve të BE-së e përkrahin fillimin e negociatave, për shkak të kushtëzimit të Greqisë me mbyllen paraprake të kontestit për emrin, Këshilli vendosi që çështja sërish të shqyrtohet gjatë kryesimit spanjoll me Unionin në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Publikuar: 09.12.2009 | 03:30
Lexuar: 387 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime