Benzinat që sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë ndërsa dizeli dhe derivati esktra i lehtë për 3.5 denarë, vendosi Komsioni rregullator për energjitikë.
Sipas vendimit të KRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 5.02 për qind ndërsa çmimet rafinerike për 7,4 për qind.
Çmimi i ri për një litër EUROSUPER-95 është 50 denarë, EUROSUPER-98 51,50 denarë, ndërsa e MB-96 për 53 denarë. Eurodiseli (D-E IV) do të shitet për 47,50 denarë për litër ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 36 denarë.
Ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-2 për 0,998 denarë për kilogram. Çmimi i ri arrin 15.777 denarë për kilogram.
Komsioni rregullator i energjitikës e mori vendimin për uljen e çmimeve rafinerike të derivateve të naftës mbi bazën e çmimit mestar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në dy javët e kaluara.