E hënë, 22.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jeta prej ‘nuse’ shtëpie e balerinës dhe planet e çiftit për t’u martuar këtë verë
Kėrcej me ēdo tingull edhe me pikat e shiut
-Klaudia Pepa është prima balerinë në televizionin Klan. Ka rënë në sy për një personalitet të spikatur në kërcim që të bën të ngulësh shikimin në ekranin e televizorit. Ndoshta këtë ndjesi ka pasur edhe koreografi Albi Nako kur e ka parë për herë të parë duke kërcyer. Aq sa ka vendosur që jo vetëm ta ketë balerinë në skuadrën e tij të kërcimit, por edhe... të dashur në jetë. Madje shumë shpejtë, këtë verë, ata do të martohen. Këtë gjë na e konfirmon vetë Klaudia në këtë rrëfim të sajin për fundjavën e “Shekullit”. Ata prej kohësh jetojnë bashkë, por dasma tradicionale do e zyrtarizojë martesën e çiftit balerinë. Ajo që të bijë në sy në këtë bisedë me Pepën është fakti që prej disa muajsh, ajo së bashku me Albin kanë nisur një terapi, për trupin dhe mendjen që është meditimi transcendental. Ata e praktikojnë çdo mëngjes e mbrëmje. Është një gjë e re kjo në jetën e çiftit që ata e konsiderojnë të rëndësishëm, pasi u sjell paqen në trup.

Klaudia, ka një balerinë si ju një program ditor?

Po, sigurisht që kam një program ditor. Dita nis me meditimin transhendental që unë e praktikoj bashkë me Albin, pastaj me ushqimin e mëngjesit e më vonë me përgatitjen e drekës dhe direkt në punë në TV Klan. Pas një dite të ngarkuar përpara se të ha darkën ushtroj meditimin për herë të dytë. Kjo është një ditë e zakonshme, dhe këtë procedure e ndjek si rregull, pastaj nuk lihen mënjanë shëtitjet apo daljet me familjen e shoqërinë, frekuentimi i lojërave sportive apo çdo gjë tjetër që vjen rastësisht.

Është i rëndësishëm ky meditim për ju?

Meditimi është tejet i rëndësishëm, pasi sjell paqen në trup. Meditimi është vetëm teknologjia e trurit dhe mendjes, që të sjell në paqe. Kur krijojmë paqen, atëherë prekim fushën unike. Secili besim ka një instrument, një tingull, teknologji që krijon paqen në tru. Një tingull, një mendim i vetëm mund të të sjellë në këtë zbrazëti. Gjatë meditimit trupi yt është i qetë, ti je në kontakt me fushën unike. Në këtë paqe ti je në kontakt me fushën unike, me dijen gjithëpërfshirëse. Në kontakt me këtë fushë, çdo dëshirë jotja, çdo qëllim yti, e ka mbështetjen e fushës unike dhe të ligjeve të saj. Vijnë fjalët që duhet t’i themi, të cilat nuk i kemi dëgjuar kurrë deri tani. Ky është kreativiteti, krijimi. Kontakti me vetëdijen, me shpirtin e zmadhon kreativitetin dhe risinë, këmbimin e informacioneve, mendimeve dhe ideve, që sillen në fushën unike energjike. Të mos harrojmë, edhe mendimi është energji. Kontakti me fushën unike energjike rrit dëshirën, qëllimin dhe gjasën e ngjarjes. Të krijohet paqja, që është problemi më i madh, dhe këtë gjë e arrijmë me meditim.

Si praktikohet?

Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë, natyrale, një procedurë pa përpjekje që praktikohet 20 minuta dy herë në ditë ndërsa ulesh në një vend komfort me sy të mbyllur. Nuk është religjion, as filozofi, por stil jete.

Përveç meditimit, çfarë ritmi ka dita juaj?

Punoj gati 6 deri në 8 orë në ditë duke përfshirë stërvitjen vetjake dhe punën për spektaklet. Ndonjëherë edhe më shumë se kaq për shkak të ngarkesës së programeve televizive.

Çfarë është kërcimi për ju?

Për mua është ushqim i përditshëm. Është shumë i nevojshëm. Ndjesia është shumë e thjeshtë, mjafton të dëgjoj muzikë dhe unë e gjej veten në fluturim, përhumbem dhe nuk di se ç’ndodh përreth. Muzika, lëvizjet trupi dhe shpirti im janë bërë një dhe unë nuk jam thjesht një balerinë, por jam Klaudia, jam vetvetja dhe besoj se kjo dashuri dhe emocion për baletin më veçon nga të tjerët për atë çfarë unë jap në skenë.

Cilët janë ata tinguj që iu bëjnë të lëvizni?

Çdo tingull, qoftë edhe pikat e shiut, që janë kaq romantike dhe kaq të ëmbla. Muzika klasike është e pavdekshme dhe shumë frymëzuese, por nuk ngelet prapa edhe muzika moderne dhe komerciale që në dëgjojmë në përditshmëri, ku dëfrehemi dhe shkrehim energjitë në maksimum.

E kujtoni kërcimin e parë?

Kërcimi i parë ka qenë ''Borëbardha dhe 7 xhuxhët'' kur dola për herë të parë në skenë, isha një prej këtyre xhixhave. Pas shumë shfaqjeve dhe me kalimin e kohës kur u bëra partnere e Albit kërcimi i parë ishte një tango argjentinase, ku u bë arsyeja e bashkimit të lidhjes sonë me Albin.

Po për sa i përket ushqimit. Keni ju një dietë ushqimore?

Ushqehem normalisht pa dietë. Shpesh dëgjojmë se balerinat mbajnë dieta për të pasur një trup në formë. Por kjo nuk është zgjidhja e duhu. Profesioni ynë harxhon shumë energji, kështu ajo çfarë t’i ha nuk kthehet në shëndoshje. Pra, ky term i dietave shërben për dembelet që nuk lëvizin e nuk punojnë. Sot çdo femër por dhe meshkujt kanë filluar të mbajnë trupin në formë, me stërvitje, me kurse të ndryshme baleti e me palestër. Madje, realisht po të shohësh, trup më të bukur kanë njerëz të thjeshtë që dinë dhe duan ta mbajnë trupin e tyre, sesa një balerin ose balerinë e ditëve të sotme. Ky është thjesht një respekt që çdokush duhet ta ketë për veten dhe trupin e tij.

Çfarë marrëdhënie keni me orën, me oraret, jeni korrekte në përgjithësi?

Jam shumë korrekte. Puna që e vogël më ka bërë të mësohem me rregullat, me oraret me korrektësinë dhe është diçka që më shoqëron gjithë kohës.

Terapia juaj e suksesit?

Besoj, të jesh një njeri i mirë, të të mos mungojë buzëqeshja dhe dashuria.

2. Fal Albit preka ëndrrën time

“Në moshën që jam unë, një balerin ose balerinë është në kulmin e tij deri në moshën 23-24, në bazë të muskulaturës dhe trupit. Unë e nisa rrugën në vendit tim dhe me njeriun e duhur të cilin sot e kam edhe shok jete, punoj në një televizion ku më plotësohen nevojat e momentit, dhe më është dhënë mundësia e kohës televizive dhe e njohjes sime si individ, gjë që televizionet e tjera nuk e kanë këtë veçori. Nuk mund të them një plan të caktuar, sepse edhe kur e kam bërë një të tillë, jeta më ka sjellë të papritura dhe planet bien poshtë. Sot mund të them që falë Albit, e kam marrë të plotë kënaqësinë dhe emocionin e kësaj pune, kam prekur ëndrrën time. Të futesh këmbët në moshën 15-vjeçare në një industri që ka shume të përbashkëta me luftën, me ashpërsinë, me intrigën, sigurisht që të duhet edhe fat për të mos rrezikuar deformimin e personalitetit, që pësojnë shumë emra të rinj që lançohen në botën e spektaklit, e që paplotësuar ciklin e shkëlqimit zhduken nga ekrani pa lënë gjurme”.

3. Me njeriun e duhur në kohën e duhur

“E kam nisur në një grup fëmijësh ku ushtroja kërcimin klasik dhe modern, më pas bëra shkollën e baletit, e cila është e përqendruar kryesisht te baleti klasik, më vonë u futa në grupin e Albit ku ushtrova baletin modern, bashkëkohor dhe kërcime të karaktereve të ndryshme, për të mos thënë të gjitha gjinitë e baletit. Gjatë këtyre viteve, prirjet e mia, të dhënat e mia fizike, muskulatura dhe plastika përcaktuan gjininë e baletit bashkëkohor, m’u ndodh pranë njeriu i duhur, i cili punoi mbi mua ashtu siç duhej, dhe me vizionin e tij duke më parë si talent, ai po më formon si figurë, dhe po investon mbi mua ashtu siç duhet të jetë një artiste me plot kuptimin e fjalës. Unë kam bërë një shkollë të mirëfilltë baleti, por shkollën më të mirë që kam bërë dhe po bëj është shkolla e Albi Nakos”.

4. Pregatitjet, dasma jonë këtë verë

Keni plane të afërta për martesë?

Po, këtë verë që vjen. Besoj do të jetë një dasmë me ndërthurje e të dyjave, tradicionales dhe modernes do të ishte zgjidhja më e mirë.

Cili është gjesti me romantik që ka bërë Albi Nako për ju?

Gjesti më romantik që më ka bërë Albi është deklarata e dashurisë së tij për mua në emisionin ‘E diela shqiptare’’ ku edhe më propozoi për dasmën që do të bëjmë këtë verë. Ndërsa gjesti im për Albin do të thoja që nuk ja vlen ta përmend sepse ajo që më beri ai mua është shumë më e madhe dhe e bukur.

Një balerinë në lidhje me një balerin, marrëdhënie e vështirë apo më e mira e mundshme?

Për mua më e mira e mundshme sepse fakti që unë jam gjithë ditën me të në punë nuk do të kisha mundësinë ta beja me dikë tjetër jashtë rrethit të baletit. Përsosmëria në marrëdhënien tonë është tepër e veçantë edhe pse me diferencë moshe ne kuptohemi aq qartë dhe aq mirë.

Klaudia tashmë që jeni fejuar me Albi Nakon, bëni ju jetën prej “nuseje” në shtëpinë e Albit... Si i keni marrëdhëniet me prindërit tij?

Në njëfarë mënyre e bëj jetën e një 'nuseje'. Përderisa ne jetojmë bashkë më duhet të bëj edhe unë detyrën e një femre në shtëpinë e burrit. Marrëdhënie ime është e hershme me familjen e Albit sepse njihem që në vogëli, por këtë herë jam nuse. Në jetojmë në një shtëpi, por në kat të ndryshme. Marrëdhënia mes nesh është tepër e adhurueshme nga ana e tyre, për mua. Janë si prindërit e mi te dytë. Janë tepër të dashur, të kuptueshme dhe shumë njerëz të qetë të arsyeshëm dhe të mirë mbi të gjitha.

Publikuar: 30.03.2013 | 18:14
Lexuar: 898 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime