Së paku 67 persona janë arrestuar gjatë përleshjeve të mbrëmshme ndërmjet policisë dhe grupit të demostruesve militantë në qendër të Athinës, publikuan mediat greke.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe 12 persona, të cilët akuzohe për plaçkitje të dyqaneve gjatë trazirave në kryeqytetin grek. Prej tyre pesë vetë janë shtetas të huaj.
Policia informoi se gjatë përledhjeve janë plaçkitur edhe dy bankomate, ndërsa dy automjeteve u është vënë flaka.
Në përleshje janë plagosur shtatë policë.
Përleshje mes demonstuesve dhe policisë në disa qytete greke mbrëmë ka pasur deri në orën tre pas mesnate. Krahas në Athinë dhe Selanik, përleshje ka pasur edhe në Patra, Larisë, Kalamatë, në Janinë dhe në ishullin Zakintos.
Policia pret sërish tensione edhe sot për shkak të grevës së paralajmëruar 24 orëshe.
Në Athinë përleshjet ndërmjet demostruesve dhe policisë mbaruan rreth orës tre pas mesnate, derisa në Selanik popullata e tubuar u shpërnda rreth orës dy.
Në qendër të Athinës qindra njerëz u mblodhën para Parlamentit duke i bërë homazhe djalit të vrarë 15 vjeçar na ana e policisë, që ishte shkak i trazirave.
Në Patra, në Gadishullin e Peloponezit rreth 500 njerëz e sulmuan drejtorinë e policisë, ndërsa një pjesë e demostruesve u përleshën me policinë para Universitetit.
Demostruesit në Selanik janë barrikaduar në Fakultetin Filozofik prej ku me sende të ndryshme kanë gjuajtur në drejtim të policisë.
Sipas të dhënave të policisë, gjatë protestave që kanë filluar të shtunën, gjithsej janë arrestuar 108 persona, ndërsa 29 janë lënduar. Në Athinë janë plaçkitur 322 dyqane dhe dy kiosqe janë thyer, ndërsa në Selanik janë dëmtuar 69 dyqane, ndërsa 14 janë djegur tërësisht.