"Maqedonia dje nuk e mori fillimin e merituar të negociatave me BE-në vetëm për shkak të një vendi-anëtar. Dëshirojmë ta përkujtojmë BE-në se studentët e Maqedonisë edhe e gjithë rinia bënë përpjekje të mëdha për hyrje në familjen evropiane", theksoi Zhivkovski.
Proteste për shkak të prolongimit të datës për negociata
Organizata joqeveritare, studentore dhe organizata të nxënësve të shkollave të mesme, si dhe një numër i madh i qytetarëve sot para zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup protestuan për shkak të vendimit të Këshillit të ministrave të BE-së për prolongimin e përcaktimit të datës për fillimin e negociateve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
Kryetari i Parlamentit studentor Ivan Zhivkovski në deklaratën për mediat para zyrës së BE-së, tha se përmes protestës e shprehin dëshpërimin e madh nga vendimi i Brukselit.
"Maqedonia dje nuk e mori fillimin e merituar të negociatave me BE-në vetëm për shkak të një vendi-anëtar. Dëshirojmë ta përkujtojmë BE-në se studentët e Maqedonisë edhe e gjithë rinia bënë përpjekje të mëdha për hyrje në familjen evropiane", theksoi Zhivkovski.
Nga njëra anë, shtoi ai, Evropa plasoi ideale dhe rregulla sipas të cilave Maqedonia duhet të udhëhiqet, ndërsa nga ana tjetër e mohon këtë.
Sipas Aleksandara Davitkovska nga Unioni i shkollave të mesme të Maqedonisë, loja politike e dedikuar nga Greqia është vetëm maskë përmes së cilës shfaqen qëllimet e mira në marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë, ndërsa nga ana tjetër, vendi fqinj ka pozita maksimaliste në lidhje me zgjidhjen e kontestit për emrin.
Këshilli i Bashkimit Evropian dje e prolongoi vendimin për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE për shkak kundërshtimit të Greqisë.
Shefat e diplomacive të BE-së pas diskutimit dyditor vendosën kjo pyetje të shqyrtohet sërish gjatë kryesimit spanjoll me BE-në në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.