Agjencia Zip-Travel në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, përkatësisht Amfiteatrin e Rektoratit, më datë 10 dhjetor 2009, dita e enjte, ora 12:00, do të bëj prezantim të programit për punë dhe udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Work & Travel.

Çka është programi Work and Travel? Program për shkëmbim kulturor të studentëve i cili mundëson qëndrim dhe aktivitet pune në SHBA në kohën e pushimit veror me kohëzgjatje maksimale deri në 4 muaj.
Qëllimi i programit:
* Punë dhe qëndrim (leje qëndrimi) në SHBA
* Njoftimi me një kulturë të re dhe mënyrë të re jetese
* Vizitë e një numri të madh të atraksioneve turistike në SHBA
* Formim të shoqërive të reja me njerëz nga e gjithë bota
* Jetë të pavarur në shtet tjetër, eksperiencë dhe aventurë
* Mundësi e jashtëzakonshme për përfitim financiar
* Certificate of Completion Një shtesë në CV-në tuaj akademike
Data: 10 Dhjetor 2009 (e enjte).
Koha: 12:00 h.
Vendi: Amfiteatri i Rektoratit - USHT.