E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Avokati i Popullit me rastin e Ditës të së drejtave të njeriut - 10 dhjetorit kërkon promvim më të madh dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend nga ana e të gjitha organeve dhe organizatave me autorizime publike që vendosin për të drejtat e qytetarëve.
10 dhjetori, dita e tė drejtave tė njeriut






Avokati i popullit kërkon ndihmë më të madhe të së drejtave të njeriut

Avokati i Popullit me rastin e Ditës të së drejtave të njeriut - 10 dhjetorit kërkon promvim më të madh dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend nga ana e të gjitha organeve dhe organizatave me autorizime publike që vendosin për të drejtat e qytetarëve.

"Të kujtojmë vlerat universale dhe shpirtin e Deklaratës universale për të drejtat e njeriut dhe të kthehemi drejt rrugës që nënkupton, tolerancë, barazi dhe respektim të së drejtave të tjetrit. Barazia nënkupton mirëkuptim të dallimeve - barazia nënkupton respektim të dallimeve!, thuhet në njoftimin nga zyra e Avokatit të Popullit.

Në të shtohet se nuk duhet që të harrohet se respektimi i të drejtave të tjetrit, paraqet bazë për respektimin e të drejtave tona.

Në Shqipëri

Zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri bënë thirrje për pavarësi të institucioneve, gjatë një tryeze të organizuar sot në Tiranë me rastin e 10 vjetorit të krijimit të institucionit të Avokatit të Popullit.

Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Republikës, Bamir Topi tha se institucioni i Avokatit të Popullit, që ndihmon mirëqeverisjen, synon të sjellë më shumë transparencë dhe përgjegjësi në administratën publike.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Withers bëri thirrje për pavarësi të isntitucioneve dhe mosndërhyrje të politikës në gjyqësor. Sipas tij pavarësia e institucioneve do të kthejë në realitet aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE.

"Askush nuk mund të ndërhyjë në gjyqësor, i cili duhet të jetë i pavarur dhe askush nuk është mbi ligjin. Pa pavarësi institucionet nuk mund të funksionojnë", tha ambasadori Withers.

Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, duke theksuar se ligji "Për Avokatin e Popullit" është një nga më të mirët në Europë, bëri apel për një raport më të harmonizuar me parlamentin. "Avokati i Popullit nuk do të jetë asnjëherë një opozitë, por ndihmë për një shtet më të mirë të së drejtës", u shpreh z. Dobjani.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, në Tiranë, Robert Bosch vlerësoi rolin e Avokatit të Popullit në respektimin e të drejtave të njeriut. Ai e vuri theksin tek pavarësia e institucioneve, duke theksuar se një qeveri e mirë funksionon mbi institucione të pavarura.

Publikuar: 10.12.2009 | 16:13
Lexuar: 972 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
alba (23/11/2011 20:00:35) sh bukur me pelqen dita e tolerances sepse jam shum tolerante

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime