Aksioni u organizua në hapësirat e Fakultetit Filologjik, por atij ju bashkëngjitën edhe studentët e Fakultetit Filozofik, Fakultetit të shkencave aplikative dhe Fakultetit të teknologjisë ushqimore. Aksioni humanitarë me moton Shpëtoni jetën e familjarëve të sëmurë nga pagjakësia, zgjoi një interesim të konsiderueshëm tek studentët dhe të punësuarit e USHT-së.
Reparti i transfuziologjisë i Spitalit Klinik të Tetovës, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjatë ditës së sotme organizuan aksionin humanitarë të dhurimit vullnetar të gjakut.
Aksioni u organizua në hapësirat e Fakultetit Filologjik, por atij ju bashkëngjitën edhe studentët e Fakultetit Filozofik, Fakultetit të shkencave aplikative dhe Fakultetit të teknologjisë ushqimore. Aksioni humanitarë me moton Shpëtoni jetën e familjarëve të sëmurë nga pagjakësia, zgjoi një interesim të konsiderueshëm tek studentët dhe të punësuarit e USHT-së.
Aksioni i sotëm i realizuar në ambientet e USHT-së, është në vazhdën e aksioneve të ngjashme që organizohen për plotësimin e nevojave me gjak të Repartit të Transfuziologjisë të Spitalit klinik të Tetovës.
Duke ju përgjigjur pozitivisht këtij aksioni, studentët dhe të punësuarit e USHT-së, edhe një herë treguan në vepër humanitetin dhe solidaritetin e tyre.