E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëna Terezë është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1979. Presidenti Sejdiu në fillim të fjalës së tij tha se tridhjetë vjet më parë, Nëna Terezë teksa po dilte nga manifestimi solemn, pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të sajin shkroi këto fjalë: "Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar.
Nė Prishtinė u pėrkujtua Nėna e gjithė njerėzimit










Me një akademi solemne, nën kujdesin e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, sot në Prishtinë u përkujtua laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Nëna Terezë, pikërisht në 30-vjetorin e nderimit të saj me ketë çmim prestigjioz dhe në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë solemnitet, ku merrnin pjesë personalitete të vendit dhe të huaj, Presidenti Sejdiu vitin e 2010 e shpalli "Vit të Nënës Terezë", pikërisht në 100-vjetorin e lindjes së saj së saj.

Nëna Terezë është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1979. Presidenti Sejdiu në fillim të fjalës së tij tha se tridhjetë vjet më parë, Nëna Terezë teksa po dilte nga manifestimi solemn, pasi iu dorëzua Çmimi Nobel, në një foto portret të sajin shkroi këto fjalë: "Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar.

Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutnu shum për fukarat e mij ? dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve". Këto fjalë, të shkruara me thjeshtësi e sinqeritet, vazhdoi Presidenti Sejdiu, tregojnë shpirtin e rrallë të Nënës Terezë. Fjalia e parë, tha ai, dëshmon përkushtimin dhe dashurinë e saj për kombin të cilit i përkiste, duke e përforcuar këtë lidhje të pashkëputshme të saj me fatin e rëndë të kombit shqiptar në shekullin njëzet.

Ndërkaq, duke folur për figurën e humanistes së madhe, Presidenti Sejdiu tha se Nëna Terezë ishte shqiptare e lindur në Shkup, me prindër nga Kosova, të cilët e kishin edukuar në frymën e vërtetë të shpirtit shqiptar, në frymën e dhembshurisë, të humanizmit dhe të dashurisë për njeriun.

Presidenti Sejdiu vlerësoi se Nëna Terezë si "bijë e urtë e popullit shqiptar, është personalitet i rrallë edhe i Kishës Katolike Shqiptare... ajo nuk ishte vetëm jona, vetëm e ne shqiptarëve, por ishte e botës mbarë, e gjithë njerëzimit", tha Sejdiu.

Presidenti Sejdiu tha se duke i pasur parasysh të gjitha virtytet dhe cilësitë e rralla njerëzore e kombëtare të Nënës Terezë, duke pasur parasysh veprën e saj të madhe jetësore, ka marrë vendim që të shpallë vitin 2010, vitin që shënon njëqindvjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, "Vit të Nënës Terezë".

Me këtë, ai njëkohësisht, deklaroi se jep Patronazhin e tij për të gjitha veprimtaritë që Ministria e Kulturës dhe institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore do të organizojnë për ta nderuar e për ta lartësuar emrin e ndritur të Nënës Terezë. Nëna Terezë botërisht u shpall "Personalitet i Shekullit XX". Shpallja e vitit 2010 "Vit i Nënës Terezë" është një mirënjohje jona e vogël për këtë bijë të madhe të botës shqiptare dhe të gjithë njerëzimit, tha në fund Presidenti Sejdiu./k.d/

Publikuar: 11.12.2009 | 04:39
Lexuar: 439 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime