E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti pranoi të enjten që shumë njerëz mendonin që ai nuk kishte bërë mjaftë për të merituar çmimin që po merr në Oslo. Ai gjithashtu theksoi që kohëve të fundit kishte urdhëruar dërgimin e 30.000 trupave shtesë amerikane të luftojnë në Afganistan.
Obama pranon ēmimin Nobel










Presidenti Barack Obama tha që lufta nganjëherë është e domosdoshme dhe e justifikuar, madje edhe pasi e pranoi Çmimin Nobel për Paqe.

Presidenti pranoi të enjten që shumë njerëz mendonin që ai nuk kishte bërë mjaftë për të merituar çmimin që po merr në Oslo. Ai gjithashtu theksoi që kohëve të fundit kishte urdhëruar dërgimin e 30.000 trupave shtesë amerikane të luftojnë në Afganistan.

Por, Obama gjatë fjalimit të tij tha që njerëzit duhet të pranojnë “të vërtetën e vështirë” se dhuna nuk mund të zhduket dhe kombet duhet nganjëherë të ndërmarrin luftëra për mbrojtjen e qytetarëve të vet nga regjimet apo grupet terroriste.

Obama tha që lëvizja paqësore nuk do të ndalonte ushtritë e Hitlerit dhe as negociatat nuk mund të bindin liderët e Al-Kaidës së çarmatosen. Ai tha që pranimi i kësaj nuk është thirrje për cinizëm, por pranim i ceneve të njeriut.

Obama shtoi që jo dhuna e praktikuar nga liderë të tillë si Gandi dhe Martin Luter Kingu, duhet të jenë forcë drejtuese. Por, pacifizmi i tyre nuk është praktik e madje as i mundshëm në çdo rrethanë. Por ai tha që dashuria që shfaqën dhe besimi i tyre në progresin e njerëzimit duhet të jenë gjithmonë një forcë drejtuese.

Ceremonia erdhi disa ditë pasi që presidenti Obama njoftoi dërgimin e 30.000 trupave shtesë amerikane në luftën në Afganistan.
Ka pasur reagime të përziera kur është bërë i njohur emri i fituesit të çmimit për vitin 2009.

Kritikët thonë që nuk ka qenë i duhur vendimi që çmimi t’i shkojë komandantit të përgjithshëm të një shteti i përfshirë në konfliktet në Irak dhe Afganistan.

Publikuar: 10.12.2009 | 15:59
Lexuar: 428 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime