Nëntëdhjetë e dy për qind e të intervistuarve kanë vlerësuar se vendet e Ballkanit Perëndimor politikisht janë më stabil se sa në disa vitete e kaluara. Destinacioni më i dëshiruar për investim është Serbia, pastaj Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria.
Rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është destinacion i keq për investim. Klima investuese në dekadën e fundit është interesante dhe mjaft stabile. Mungesa sipas investitorëve janë korrupsioni dhe pasiguria ose paparashikueshmëria e kornizës ligjore dhe rregulluese.
Këtë e tregoi analiza për pengesat në investimin në Ballkanin Perëndimor, e prezantuar sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë.
Nëntëdhjetë e dy për qind e të intervistuarve kanë vlerësuar se vendet e Ballkanit Perëndimor politikisht janë më stabil se sa në disa vitete e kaluara. Destinacioni më i dëshiruar për investim është Serbia, pastaj Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria.
Korrupsionin si pengesë për investim e kanë theksuar 54 për qind e të intervistuarve. Si burime të situatës së këtillë i theksojnë strategjinë korruptuese jo mjaft të zhvilluar dhe kornizën juridike, administrata publike jo majft e sigurt dhe mungesa e miratimit të konventave ndërkombëtare.
Sipërmarrësit e kanë thksuar edhe joefikasitetin e mekanizmave ekzistues dhe sistemeve për zgjidhjen e kontesteve të ndërsjella në shtetet, të cilat janë paraqitur gjatë investimeve të drejtpërdrejta, pastaj jostabiliteti makroekonomik, infrastruktura transportuese dhe çmimi i financimit. Gjithashtu, e theksojnë edhe mungesën e ofertës së fuqisë punëtore.
Analizën e publikoi Asociacioni i odave ekonomike evropiane në kuadër të Projektit partner për promovim investues i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian, OECD-ja dhe në bashkëpunim me odat ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtare të Euroçember. Raporti bazohet në rezultatet nga sondazhet e zbatuara nga odat ekonomike me kompanitë e tyre anëtare gjatë korrikut, gushtit dhe shtatorit të këtij viti