E enjte, 23.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Fitorja kundër Napredokut na ka dhën një motivacion plus dhe tani është radha që kundër Metalurgut të vazhdojmë me suksese dhe njëherit të rrugëtojmë drejtë mesit të tabelës. Shfrytëzojë rastin të ftojë edhe tifozët nga i gjithë rajoni i pollogut që të na përkrahin denjësisht. Neve do të angazhohemi maksimalisht që të fitojmë këtë ndeshje me Metalurgun” tha Amir Aliu
Drita- Metalurg, tė martėn me fillim nė orėn 16:00 nė Tetovė


Stadiumi i qytetit në Tetovë është nikoqire e ndeshjes Drita –Metalurg

Shaban Sinani







Ndeshja e anuluar e javës së 24-të në ligën e parë republikane të futbollit ndërmjet ekipit Drita dhe Metalurg do të zhvillohet të martën me fillim në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, këtë për Yllpress.com e konfirmoi kryetari i klubit Abedin Aliti : “Duke pasur rëndësinë e kësaj përballje vendosëm që të zhvillojmë ndeshjen në stadiumin qytetit në Tetovë me të vetmin qëllim që kushtet të jenë sa më të përshtatshme për lojë. Shpresoj se ekipi ynë do të angazhohet maksimalisht që të fiton këtë ndeshje”.

Skuadra e Dritës në këtë përballje shumë domethënëse pritet të jetë e kompletuar pos Goran Stankovskit i cili në seancat e fundit stërvitore ka munguar. Amir Aliu njëri nga shtyllat e ekipit Drita i cili në disa nga ndeshjet e fundit ishte edhe kapiten i ekipit. “Fitorja kundër Napredokut na ka dhën një motivacion plus dhe tani është radha që kundër Metalurgut të vazhdojmë me suksese dhe njëherit të rrugëtojmë drejtë mesit të tabelës. Shfrytëzojë rastin të ftojë edhe tifozët nga i gjithë rajoni i pollogut që të na përkrahin denjësisht. Neve do të angazhohemi maksimalisht që të fitojmë këtë ndeshje me Metalurgun” tha ai

Ndryshe skuadra e Dritës nga 23 ndeshjet e deritanishme ka të arkëtuara 27 dhe pozicionohet e 9-ta në tabelën e klasifikimit.
Pamje nga ndeshja e kaluar Drita - metalurg

Publikuar: 08.04.2013 | 19:20
Lexuar: 522 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime