Anëtarët e grupit të punës dhe anëtarët e Komisionit debatuan rreth momenteve të shkeljes së drejtave dhe lirive të njeriut në këtë rast, ndërkohë konkluzionet mbi këtë raport do të publikohen në mbledhjen e saj të caktuar më 17 dhjetor.
Komisioni anketues për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, edhe sot nuk vendosi mbi raportin 200 faqesh të grupit të punës për rastin e Sopotit. Anëtarët e grupit të punës dhe anëtarët e Komisionit debatuan rreth momenteve të shkeljes së drejtave dhe lirive të njeriut në këtë rast, ndërkohë konkluzionet mbi këtë raport do të publikohen në mbledhjen e saj të caktuar më 17 dhjetor. Anëtarët e grupit të punës u përqendruan në datat kur është rrëmbyer dëshmitari kryesor Ramadan Bajrami.
Deklarata e vetme e tij e regjistruar në dokumentet e MPB-së që janë bazë për zhvillimin hetimor, është data 29, dilema kryesore është data 23 dhe 29 është periudhë kohore që nuk është regjistruar dhe nuk është e dëshmuar si periudhë kohore e cila dëshmohet me argumente dhe fakte se respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut se është respektuar ligji në këtë periudhë kohore. Për fat të keq nga 23 deri 29 nuk posedojmë asnjë dokument të regjistruar në organet e MPB-së, deklaroi deputeti Tahir Hani anëtar i grupit të punës.
Anëtari tjetër i grupit të punës, deputeti Abedin Zymberi përmendi edhe mënyrën e bastisjes së shtëpive të dënuarve të Sopotit.
Kanë hyrë në format më të tmerrshme, i kanë trishtuar njerëzit, kanë thyer dyer, njerëzit i kanë përplas për toke, ua kanë lidhur duart, i kanë maltretuar deri në fund dhe kur kanë dalë u kanë thënë që 15 minuta pasi të shkojmë nëse lëvizë dikush, do të jeni të vrarë. Më datën 26, në disa dokumente ekziston se është arrestuar Sulejman Sulejmani, kurse në dokumentet e MPB-së ekziston data 29, pra tre ditë më herët nuk ekziston asnjë datë se Sulejman Sulejmani është arrestuar më datë 26, dhe shtrohet pyetja ku ka qëndruar tre ditë Sulejman Sulejmani, a nuk është kjo shkelje e të drejtave të njeriut?!, u shpreh deputeti Zymberi.
Anëtari i grupit të punës Cvetko Grzodanov i bëri apel institucioneve ta shikojnë raportin e grupit të punës edhe njëherë.
Mendoj se institucionet duhet të shikojnë mirë raportin tonë dhe në bazë të konkluzioneve që do ti miratojmë, në bazë të materialeve, ti shikojnë lëshimet të caktuara, ose shkeljet e caktuara të drejtave të njeriut dhe lirive. Më pas të sjellin vendim.
Unë maksimalisht u angazhova që fajtorët të gjenden prapa hekurave, ndërsa ata që nuk janë faktorë të jenë në liri, tha Grozdanov.
Paraprakisht, në Gjykatën e Apelit, edhe një herë u anulua seanca gjyqësore ndaj të arrestuarit të fundit për rastin Sopoti Zenel Klaiqit dhe bashkëfshatarëve të tij që janë në arrati, me arsyetimin se njëri nga avokatët ka probleme shëndetësore. Kjo mbledhje e Gjykatës së Apelit është caktuar për 25 dhjetor.