E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I pyetur se nëse shkruan se ndjen, apo shkruan se duhet?, Avniu thotë se kur ndjej se duhet shkruar thurr vargje të poezisë moderne të cilat shumica me kanë mbetur dorëshkrime, kjo është poezia që e krijoj nga shpirti, ndenja ,çasti, ndërsa shkruaj tekste këngësh sepse më duhet të shkruaj...
Avni Qahili, tekstshkruesi që krijon Vip-a

Tekstet i shkruaj sipas karakterit të këngëtarit...




Paloma: Në botën e këngës, spektakleve dhe shoë biznesit, Avni Qahili njihet si “autori që krijon vip-a” cila është e veçanta e Avni Qahilit?

Avniu: Po, mund të them se sinqeriteti, puna e palodhëshme 24 orë si dhe njohja mirë e branshës në të cilën punoj. Krijimi i Vip-ve nuk bëhet brenda një nate edhe përkundër asaj se spektatori dhe telespektatori mendon këtë. Vip-at lindin si të tillë por duhet njeri i cili i zbulon ata, punon me ta, meret me ata si dhe të di ta plasojë në momentin dhe kohën e duhur atë person. E unë ... hm mendoj se në shumicën e rasteve ia kam aritur qëllimit
.
Paloma: Tektstet e këngëve tuaja kanë bërë boom në shumë festivale? Me cilën kengë keni arritru më shumë sukese?

Avniu: Kjo është një pyetje që shumë herë ma parashtrojnë dhe asnjëher nuk di ti përgjigjem . Meqë, krijimtaria ime artistike numëron me mijëra tekste e ka vështirë se cili nga tekstet e mia ka bërë bujë më tepër. Mund ti them këngëtaret që kanë startuar me mua siç janë Tuna ,Adriani,Shpati,Ermali, Bertani,Berkani,Big Mamma,Soni, dhe shumë shumë te tjerë që për momentin nuk më kujtohen
.
Paloma: Cili tekst sipas jush është teksti më i mirë që keni shkruar?

Avniu: Hm.... kam shumë, por është një këngë që e kam titulluar “Letra” që e interpreton Adrian Gaxha . Ky tekst është pjesë e realitetit tim dhe çdo herë që e degjoj këtë këngë përmallem për një kohë qe ka kaluar dhe nuk kthehet asnjëherë
.
Paloma: Keni në eter ndonjë tekst kënge për të cilën intimisht do te thoje, “më mirë mos e kisha shkruar”?

Avniu: Të gjitha këngët që i kam shkruar asnjëher nuk i bie pishman, sepse paraprakisht i bëj këto llogariët e mia dhe kthim mbrapa nuk ka. Në këto tekste nuk është vetëm realititi im por është edhe i një pjese të madhe qytetarësh që i pëlqejnë këngët e mia
.
Paloma: A mendoni se tekstet që krijoni ju pranohen me lehtësi nga publiku dhe cila është magjia e kësaj?

Avniu: Çdo herë kur shkruaj tekse , e vë vehten në pozitën e publikut andaj e kam edhe më lehtë.Këngët i bëjmë ne, që të tjerët ti dëgjojnë andaj mundohem që çdo herë të jemë sa më afër publikut sepse publiku është ai që të ngre në piedestal të mermert dhe ai që të zhduk fare.

Paloma: Sa tekste këngësh keni shkruajtur deri më tani ?

Avniu: Sipas një llogjike timen deri në 3000 i kam numëruar por këto 2 – 3 vitet e fundit janë bërë aq shumë sa që nuk kam kohë që ti mar e ti numëroj sepse jam shumë i angazhuar.

Paloma: Nëse nuk është sekret, sa kushton një tekst kënge që bëni ju dhe cili është vlera më e lartë që këni mar nga një këngë?
.
Avniu: Sipas të ariturave të artistit ashtu janë edhe çmimet. Ndoshta për nënqiellin tonë jamë një çik më i shtrenjtë por shoë bizi është profesion i të pasurve dhe pos vokalit të mirë një person që dëshiron të kendoje duhet te kete edhe lek se po nuk i pati mbetet as ne skene e as pas saj. E sa i perket vlerave ato jane çmimet e para nëpër shumë festivale tona kombëtare dhe një çmim që e kam pak sa më për qejfi është çmimi për tekst më të mirë në festivalin ndërkombëtarë që tradicionalisht mbahet në Ohër. Ka qenë viti 2004 kur në konkurencë prej 24 shteteve juria më dha çmimin për tekst më të mirë për këngën “Thuaj mamit” që e interpretoi Adrian Gaxha.

Paloma: Tekstet tuaja shpesh identifikojnë edhe karakterin e këngëtarit. Këto përshtatje i bëni me qëllim?

Avniu: Patjetër, më vjen mirë që e keni hasur këtë tek unë. “Kot e Kot” mund ta këndoj vetëm Big Mama ose “Psikologët” vetëm Tuna. Bëjeni një analizë të vogël të këtyre dy vajzave dhe do kuptoni se unë i shkruaj tekstet strik për karakterin e këngëtarit, në të kundërtën teksti me bie në ujë. Nuk ia ofroj asnjë këngëtari tjetër.

Paloma: Nga ju lindin inspirimet?

Avniu: Nga jeta jonë e përditshme. Por edhe nga ajo e lexuar. Unë lexoj shumë. Leximi nga njera ana dhe njohja e muzikës nga ana tjeter më bën më të kompletuar, këtu duke mos e përfshirë gazetarin time televizive 17 vjeqare.

Paloma: Keni ndonjë shkrimtar apo poet të preferuar dhe cili zhanër i poezive ju pëlqen?

Avniu: Më çmend poezia e Lazgush Poradecit, më pëlqen shumë Xhevahir Spahiu, më frymëzojnë vargjet e të ndjerit Alqi Boshnjaku por e vazhdoj rrugën e Jorgo Papingjit. Këtu duhet theksuar edhe Armand Trebickën si dhe shoqen time shumë të mirë e cila po bën boom me tekstet e saja Rozana Radi. E sa i përket zhanrit ka momente kur e dua atë patriotoke, por ka momente kur e pëlqej edhe atë erotike sepse kjo poezi është mjaft e zhvilluar ndër shekuj tek letërsia shqipëtare.

Paloma: Jeni bashkëpunëtor në disa festivale, keni qenë edhe anëtar jurie në disa prej tyre. Sa e vështirë është një përgjegjësi e tillë?

Avniu: Për profesionistin është përgjegjësi shumë e madhe. Eshtë shumë e vërtetë që kam qenë në juri të ndryshme si në Maqedoni ,Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke mos i përjashtuar këtu edhe festivalet e ndryshme me karakter ndërkombëtar. Jam munduar që të jem shumë korekt në vlerësimet e mia dhe këtë e kam arritur sespe asnjë nga artistët nuk më është hidhëruar asnjëherë
.
Paloma: Avni, shpesh ju shohim edhe si prezentues në koncerte dhe mbrëmje të ndyrshme?

Avniu: Prezantimi është profesioni im primar sepse këtë profesion e ushtroj profesionalisht 17 vite në Televizionin e Maqedonisë. Ndërsa festivalet e koncertet janë angazhim plus i karierës sime si në vend ashtu edhe në diasporë sepse këtë e kërkon publiku dhe vet këngëtarët sepse meqë une punoj me ata di më mirë se kush do tjetër ti prezantoj para opiniomit.Modest a hahahahaha

Paloma: Lexuesit e Palomes do të donin të dinin dicka edhe për jetën tuaj private dhe a do të donit që fëmijët tuaj të jenë pjesë e botës së spektaklit?

Avniu:I lindur, i shkolluar i martuar në Shkup. Jam 39 vjeçar. Baba i Leonatit 9 vjeçar dhe Zanës 7 vjeçare. Kam një bashkëshorrtësi shumë të mirë dhe i gjithë suksesi im i takon bashkëshortes sime Silvës. Do të jetoj deri në fund në qytetin tim të lindjes Shkupin sepse Shkupin e dua sa jeta ime. E sa u përket fëmijëve të mi unë nuk do të doja asnjëherë që të merën me profesionin tim por nëse ata do të ishin këmbëngulës do lëshoja pe.

Paloma: Si fillon një ditë e zakonshme për Avni Qahilin?

Avniu: Zgjohem aty kah ora 12 e ditës, pasi që pi kafen e “mëngjesit” shkoj në TVM ku jam i punësuar. Pasi që atje i kryej obligimet pasoj takimet e njëpasnjëshme me këngetarët nëpër studiot e Shkupit dhe ato të Prishtinës, ndonjëherë edhe në ato të Tiranës ,të fle bie shumë vonë sepse çdo ditë e imja është shumë e ngjeshur me aktivitete.

Paloma: Ju punoni edhe si gazetar për 17 vite në TVM, kanali në gjuhën shqipe. Keni pasur oferta edhe nga mediat tjera edhe për kushte më të mira, pse i qëndroni besnik TVM, kanalit ne gjuhën shqipe?

Avniu: Në shpirt jam shumë romantik dhe lidhem jo vetëm me njerëzit shumë shpejt por edhe me objektet.Kam një nostalgji për atë televizion i cili ma vodhi rininë time. Por ka ardhur nje kohë e padurueshme dhe nëse vazhdon punë në këtë medium siç po rrjedh në momentin e pikërishëmm ,nuk është çudi të më shihni në një medium tjetër elektronik në Shkup apo Prishtinë.

Paloma: Kemi informacione se në zyrën tuaj trokasin njerëz të njohur dhe të panjohur të cilët në shumë raste ju drejotohen “vetëm ti mund ta bëjsh vip djalin ose vajzën time”. Si i tejkaloni këto situata dhe a mund bëhet dikush vip me zor ose nga qejfi i prindërve?

Avniu: Fajin e ka dezhurni poshtë në televizion që nuk i identifikon mirë njerëzit, hahahahahah. Po është e vërtetë se për çdo ditë merem më dikë që mendon se vetëm unë jam ai që mund të ia bëj fëmiun e tij të njohur hahahaha, kjo është qesharake por ka edhe raste kur unë kërcënohem sepse gjoja nuk dua tia bëj dikujt Vip djalin ose vajzën. I tejkaloj më shumë vështirësi sepse prindërit janë shumë subjektiv për fëmijët e tyre , nga ana tjetër dhe mua më vjen keq ti them se ti zotëri nuk e ke femiun e talentuar.

Paloma: Sa mendoni se muzika aktuale shqiptare identifikon edhe identitetin shqiptar?

Avniu: Ne shqiptarët kemi bërë aq shumë këngëtarë dhe krijues muzikor sa që kemi edhe shumë artistë që nuk i ikin identitetit tonë kombëtarë por kemi edhe të tjerë komercial që krijojnë gjëra që kalojnë shumë shpejtë dhe nuk regjistrohen në fonotekën tonë të pasur shqiptare.

Paloma: Pse ka ra niveli i degjueshmerise se rock muzikes dhe ku mendoni se qëndron problemi?

Avniu: ha ha ha ha problemi qendron tek mos krijimi i këtij zhanri urban do të thoja. Grupi legjendar shkupjan Teleks edhe sot e kësaj dite dëgjohet, Elita 5 është rok grupi më i mirë mbarshqiptar, duke mos i mohuar edhe disa xixa tjera të vogla që mëtojnë të krijojnë rok.

Paloma: Sa vite pune keni si tekstshkrues dhe cila është shija e audiences sonë sa i përket muzikës?

Avniu: Si fëmi i shkollës fillore kam qenë kryetar i grupit letrar te shkollës. Kam luajtur në mandolinë 8 vite kam recituar dhe kënduar, pra , kam shumë vite që merem me këtë profesion e audienca jonë është e ndarë në atë urbane e intelektuale si dhe atë rurale. Të dy këto audienca kanë shije ekstrem të ndryshme .

Paloma: A kemi ne shqiptarët muzikë të dënjë për tu përfaqësuar në të gjitha nivelet?

Avniu: Me plot mburje do thoja PO. Mjafton të përmendi Inva Mulën,Marjana Lekën, Kastriot Tushën, Manjolla Nallbanin,Alma Bektashin,Adelina Thaqin këtu nuk kam shumë hapësirë për ti përmendur të gjithë këta të rijë e te reja duke filluar nga Tuna e deri tek finalistët e etheve te fundit.

Paloma: Shkruani se ndjeni, apo shkruani se duhet?

Avniu: Kur ndjej se duhet shkruar thurr vargje të poezisë moderne te cilat shumica me kanë mbetur dorëshkrime, kjo është poezia që e krijoj nga shpirti, ndenja ,çasti, ndërsa shkruaj tekste këngësh sepse më duhet të shkruaj.

Paloma: Cili do të ishte mesazhi për ata që pretendojnë të bëhen pjesë e botës së këngës dhe spektaklit dhe keni ndonjë mesazh për lexuesit e Palomës?

Avniu:Të jenë vetja, të jenë të siguruar nga profesionistët se ata janë të talentuar dhe te investojnë në artin që ata e krijojnë. E sa për Palomën më vjen keq që nuk vinë më, pasi një kohë vinte edhe tek ne në Shkup dhe e kam lexuar regullisht. Eshtë revistë rekreative, argëtuese dhe interesante. Suksese stafit dhe silleni në Maqedoni Palomën sepse edhe ne duam të lexojmë.



Intervistoi: Halit Ajdini





Publikuar: 10.12.2008 | 11:37
Lexuar: 4314 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
princi (16/10/2009 22:00:05) Pershedetje si ta ka mudesi ni tekst me ma shkru. shlone ne msn princi-005@hotmail.com rappp
mentor (15/11/2011 13:34:01) bravo avni se ma i miri je teks shkrusi ma i madhi dhe ma i miri je
bruno (23/04/2012 21:56:47) Bravo avni qahili...i ndjek tekstet e tua sepse dhe vet jam tekstshkrues...Kemi te njejten pelqim...Lasgush poradecin frymezimin dhe simbolin e letersise shqipe...Pergezime per punene tuaj...
Burim (22/01/2014 10:12:50) Miremengjesi zotëri Qahili,

moti është i ftoht me shi e borë, si njerzit ne kosovë.
Qvar dot bejë unë me kët kokë, ispirimet me sjellin si drogë.
40 tekste jan bërë te shkruar, por askush nuk donë mëm ndihmuar.
Pse talentin tim gjigant te mëdha, Naser Berisha me mua nuk e nda.
Për at the kerkoi një ndihm, si Kosova me Shqipërin.

Burim Alimi nga Gjermania
Halil Xhemaili (01/02/2014 22:34:14) JE MA I MIRI aVNI SUKSESE

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime