Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) në Maqedoni, 60 për qind e rrogës mesatare përbën shportën konsumatore. Rreth 60 për qind e rrogës mesatare neto të paguar në tremujorin e tretë në Maqedoni kanë mjaftuar për të mbuluar shportën konsumatore për ushqim dhe pije, thuhet në njoftimin e ESHS-së.
Qytetarët e Maqedonisë mezi arrijnë të kalojnë muajin me rrogat të cilat i marrin. Nëse tentojnë të blejnë diçka tjetër përveç ushqimit dhe veshmbathjes, nuk do tia dalin me një pagë mesatare që ata marrin çdo muaj, ndryshe do të futen në kredi që me vite të tëra nuk do të mund ta shlyejnë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS) në Maqedoni, 60 për qind e rrogës mesatare përbën shportën konsumatore. Rreth 60 për qind e rrogës mesatare neto të paguar në tremujorin e tretë në Maqedoni kanë mjaftuar për të mbuluar shportën konsumatore për ushqim dhe pije, thuhet në njoftimin e ESHS-së.
Në vitin 2009, me zbatimin e konceptit për rroga bruto, u krijuan ndryshime strukturore në të dhënat për rrogat neto me përfshirjen e kompensimeve për ushqim dhe transport në rrogat. Për shkak të ndryshimeve të këtilla, gjatë krahasimit të të dhënave për rrogat prej vitit 2009 me të dhënat prej viteve paraprake, duhet të merret parasysh edhe ky fakt. Rroga mesatare neto për një punëtor në muajin korrik të vitit 2009 arrinte 19.763 denarë, ndërsa shpenzimet për ushqim dhe pije ishin më të ulëta se rroga mesatare neto për 7.876 denarë.
Ky ndryshim sipas ekonomistit Abdylmenaf Bexheti, është edhe një tregues se Maqedonia është një prej shteteve me zhvillim shumë të ulët ekonomik. Në krahasim me shtete tjera të një niveli të tillë të zhvillimit ekonomik, kjo përqindje është e përafërt. Ndërkaq, krahasuar me shtetet tjera normale perëndimore që kanë zhvillim ekonomik, kjo përqindje është shumë e ulët.
Kjo nënkupton se pjesa dërmuese e të ardhurave të popullatës destinohen për jetesë elementare, tha Bexheti. Shporta e konsumit përbën strukturën e mallrave kryesisht për ekzistencë elementare, ushqimi dhe veshmbathja.
Me këtë nivel të të ardhurave, Maqedonia është në mesin e vendeve jo mjaft të zhvilluara, por të pazhvilluara, shtoi Bexheti.
Rroga mesatare neto për një punëtor për muajin gusht të vitit 2009 arrinte 19 867 denarë. Me shpenzimet e përgjithshme për ushqim dhe pije prej 11.825 denarë për plotësimin e nevojave tjera mbeteshin 8.042 denarë, gjegjësisht 40,5 për qind e rrogës.
Rroga mesatare neto për një punëtor në muajin shtator të vitit 2009 arrinte 20.044 denarë. Shpenzimet e përgjithshme për ushqim dhe pije arrinin 11.728 denarë dhe ishin më të ulëta se rroga mesatare neto për 9.684 denarë, gjegjësisht 41,5 për qind e rrogës.
Duke marrë parasysh këto të dhëna, qytetarët nuk mund të imagjinojnë që të kursejnë. Nuk mundesh kurrsesi të kursesh, sepse me këto harxhime nuk mund të blesh asgjë tjetër përveç ushqimit e veshmbathjes. Ku janë aktivitetet tjera, si rekreacioni, kultura, arsimi etj, e lëre më kursimin, tha profesori universitar, Abdylmenaf Bexheti.
Edhe pse në shikim të parrë duket se është rritur rroga mesatare në Maqedoni me aplikimin e sistemit të përllogaritjes sipas bruto rrogës, kërkesa për jetesë është shtrenjtuar. E vërtet se rroga mesatare duket e lartë, por nga ana tjetër janë rritur të gjitha çmimet e produkteve dhe shërbimeve tjera. Përveç se kjo rrogë nuk na del për gjërat elementare, ku mbetet rryma, uji, telefoni dhe shpenzimet tjera. Edhe vetura tanimë nuk është luks, por është nevojë. Ajo ka shpenzime për mirëmbajtje, tha Arsim Shaqiri, qytetar nga Shkupi.
Maqedonia është ndër shtetet më të varfra në rajon së bashku me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, dhe Bosnjë e Hercegovinën. Papunësia është ende shumë e lartë, kurse investimet publike dhe private janë minimale./lajm/