Zëvendës krye shefi i Njësisë zjarrfikëse në Tetovë, Ukë Aliti thotë se reaksioni i tyre në kohë ka penguar një katastrofë të madhe. Në shuarjen e zjarrit janë përdorur tri cisterna.
Zjarri, i cili shpërtheu të enjten në mëngjes në qendrën tregtare në Tetovë, dëmtoi krejtësisht një magazinë me veshje për fëmijë, duke shkaktuar dëm të madh material. Tymi u përhap në qendrën e qytetit dhe i shqetësoi qytetarët, pasi dukej sikur digjej krejt objekti.
Zëvendës krye shefi i Njësisë zjarrfikëse në Tetovë, Ukë Aliti thotë se reaksioni i tyre në kohë ka penguar një katastrofë të madhe. Në shuarjen e zjarrit janë përdorur tri cisterna.
"Mund të bëhej katastrofë e madhe,në këtë kohë kur njerëzit qarkullojnë nëpër kompleksin,por fatmirësisht nuk kemi viktima në njerëz,edhe pse dëmi material është tepër i madh,por ne penguam që zjarri të mos përhapet nëpër dyqanet e tjera në kompleksin."-theksoi Uka Aliti zëvendës krye shefi i Njësisë së zjarrfikësve në Tetovë.
Pronari i dyqanit dhe i magazinës që ishin kapluar nga zjarri mendon se instilacioni elektrik ka qenë shkaku i fatkeqësisë. "Dëmi është rreth 30 000 euro. Zjarri shpërtheu në orën 9:20 nga instilacioni elektrik. Para pak kohësh EVN ka prekur matësit e rrymës dhe nuk e di pse ka shpërthyer.
Dyqani është ndërtuar me elaborat ,me rrymë dhe gjithçka ka qenë në rregull."-tha Sherif Shabani,pronari i "Reteks"-it. Gjatë shuarjes së zjarrit, përveç zjarrfikësve, kanë ndihmuar edhe pronarët, edhe qytetarët që në atë moment kanë qenë në qendrën tregtare.