Arsyeja për vendimin e këtillë është pika e rendit të ditës: deponia në Tetovë dhe mundësia për ndotjen e qytetit. Idenë e ka dhënë kryetari i Komisionit kuvendor, deputeti Tito Petkovski, i cili konsideron se në këtë mënyrë do ta zgjojë ndërgjegjen te njerëzit kompetentë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Kuvendi i Maqedonisë do të punojë në mënyrë të disperzuar në Tetovë. Komisioni kuvendor për transport dhe lidhje të premten seancën e vet në vend se në sallat kuvendore në ndërtesën e Parlamentit, do ta mbajë në hapësirat e Këshillit të Komunës së Tetovës.
Arsyeja për vendimin e këtillë është pika e rendit të ditës: deponia në Tetovë dhe mundësia për ndotjen e qytetit. Idenë e ka dhënë kryetari i Komisionit kuvendor, deputeti Tito Petkovski, i cili konsideron se në këtë mënyrë do ta zgjojë ndërgjegjen te njerëzit kompetentë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Duam të dërgojmë porosi për problemin i cili injorohet më shumë se 6 muaj. Askush nuk reagon, ndërsa qyteti i Tetovës, si dhe qyteteve fqinje Gostivarit dhe Strugës u kanoset ndotje. Ekziston mundësia për epidemi më e tmerrshme se ajo nga gripi i derrave.
Qeveria qëndron anash meqë ky është problem i vetëqeverisjes lokale, por ligji është i qartë, kur ka kontest midis dy komunave atëherë vendosë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Nuk mund të bëhemi indiferent. Duhet ta zgjojmë ndërgjegjen e kompetentëve, deklaroi Petkovski. Në seancën përveç deputetëve, do të marrin pjesë edhe këshillat e komunave Tetovë dhe Gostivar dhe kryetarët e tyre, Sadi Bexheti dhe Rudi Osmani. Gjithashtu do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.