Partia opozitare shqiptare ka akuzuar BDI-në se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka përgjysmuar fondet për financimin e Universitetit të Tetovës, dhe për arsimin shqip sidomos për atë në Shkup. Deputetja e BDI-së Juliana Marku tha se partia e saj ka legjitimitetin e popullit, ndërsa ajo e PDSH-së, Flora Kadriu e kundërshtoi duke thënë se legjitimitetin e popullit BDI e sheh si alibi për të mbetur në kolltukë.
Përplasje e re midis Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare rreth buxhetit të vitit 2009.
Partia opozitare shqiptare ka akuzuar BDI-në se në buxhetin e vitit të ardhshëm ka përgjysmuar fondet për financimin e Universitetit të Tetovës, dhe për arsimin shqip sidomos për atë në Shkup. Deputetja e BDI-së Juliana Marku tha se partia e saj ka legjitimitetin e popullit, ndërsa ajo e PDSH-së, Flora Kadriu e kundërshtoi duke thënë se legjitimitetin e popullit BDI e sheh si alibi për të mbetur në kolltukë.
"Mos e rrihni gjoksin për legjitimitet, vetëm e vetëm që të rrini në kolltukë", tha Flora Kadriu, deputete e PDSH-së.
Duke i kundërshtuar pohimet e Kadriut për uljen e fondeve për financimin e USHT-së deputetja e BDI-së Marku me amendament kërkoi fonde për shkollat shqiptare.
"Për ta përfillë ose më mirë thënë për ta zgjidh këtë problem konsiderojmë se duhet të sigurohen këto mjete e njëherit nuk ndikojnë në strukturën e përgjithshme të buxhetit", tha Juliana Marku, deputete e BDI-së.
Karakteristikë e debatit në komisionin për financa dhe buxhet ishte se Qeveria nëpërmjet ministrit të Financave Trajko Sllaveski nuk pranoi asnjë amendament të propozuar nga partitë shqiptare.
Nevzat Mamuti
ALSAT-M