E premte, 31.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç është potencuar, në Maqedoni nuk ka shumë gra sipërmarrëse, por ato pak kanë lënë vulë në ekonomi para se gjithash përmes projekteve inovative.
Plan biznesi i mirė dhe vizion garanci pėr sipėrmarrėsi tė suksesshme


Nuk ka dallim mes burrit dhe gruas kur bëhet fjalë për sipërmarrësinë. Ekziston vetëm një vizion i qartë, plan biznesi i mirë, këmbëngulje dhe profesionalizëm. Kjo garanton sukses dhe me siguri jep rezultat.

Ky është mesazhi nga konferenca e sotme "Bëhu grua - lidere biznesi - gjithmonë hap përpara të tjerave dhe dallohuni me shkathtësi inkurajuese sipërmarrëse" që po mbahet në Odën ekonomike me rastin e 16 Prillit - Ditës së vajzave.

Siç është potencuar, në Maqedoni nuk ka shumë gra sipërmarrëse, por ato pak kanë lënë vulë në ekonomi para se gjithash përmes projekteve inovative.

"Gjithnjë e më pak janë edhe gratë në funksionet drejtuese, por si masë parandaluese, çdo kompani që ka krizë në menaxhim duhet të vendosë një femër në funksionin drejtues", deklaroi Snezhana Jovanovska Trajkovska, pronare e agjencisë turistike "Orfej".
Plan biznesi i mirë dhe vizion garanci për sipërmarrësi të suksesshme

Pjesëmarrëset në konferencë, kryesisht studente për lidership biznes, kanë mundësi që të dëgjojnë dhe për tezën se pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme etnike, mjedis urban dhe rural, tani më i thyejnë stereotipet për diskriminim nga cilido lloj, duke përfshirë edhe sipërmarrësinë.

"Nëse ndonjë grua ka shpirt sipërmarrës, pavarësisht prej ku rrjedh dhe nga vjen, nëse jeton në fshat ose në qytet, i takon një bashkësie ose një tjetre, mund të arrijë sukses", theksoi Gëzime Fejzi, pronare e "Çezarina" nga Gostivari.

Në konferencë si të rëndësishme për sipërmarrësi janë theksuar edhe arti në të folurin, si dhe maniret multikulturore, që janë shumë të rëndësishme për suksesin në skenën ndërkombëtare.

Publikuar: 16.04.2013 | 14:52
Lexuar: 864 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime