E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Semjuelson, i cili vlen për një nga ekonomistët më të rëndësishëm botërorë në pesë dekadat e fundit, në vitin 1970 u bë amerikani i parë i cili e fitoi Çmimin Nobel për ekonomi.
Ndėrroi jetė ekonomisti i njohur Pol Semjuelson










Ekonomisti i njohur amerikan Pol Semjuelson ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e tij në qytetin Belmont, në shtetin federal amerikan Masaçusets.

Semjuelson, i cili vlen për një nga ekonomistët më të rëndësishëm botërorë në pesë dekadat e fundit, në vitin 1970 u bë amerikani i parë i cili e fitoi Çmimin Nobel për ekonomi.

Semjelson karrierën e tij shencore e fillon në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar. Ka magjistruar nlë Universitetin në Çikago, ndërsa ka doktoruar në Harvard. Nga viti 1966 ka punuar si profesor në Institutin Teknologjik në Masaçusets.

Analiza matematikore e Semjuelsonit paraqet bazë në të cilën është ndërtuar shkenca bashkëkohore ekonomike.

Në vitin 1948 ai e boton veprën "Ekonomika: Analiza hyrëse", e cila u bë literatura më e shitur ekonomike e të gjitha kohërave, me tirazh prej katër milionë ekzemplarëve në më shumë se 40 gjuhë.

Semjuelson ka pasur gjashtë fëmijë dhe 15 nipa e mbesa.

Publikuar: 14.12.2009 | 01:55
Lexuar: 867 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime