E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për momentin ka sasi të mjaftueshme të ilaçit tamiflu në shtet, informojnë nga Byroja për barëra. Dhjetë mijë kuti tamiflu janë shpërndarë nëpër barnatoret e shtëpive shëndetësore në Maqedoni.
Filloi vaksinimi falas kundėr gripit tė ri pėr tė gjithė qytetarėt








Vaksinimi falas kundër gripit të ri A (H1N1) për të gjithë qytetarët fillon sot në entet për mbrojtje shëndetësore në Maqedoni, ndërsa ilaçin tamiflu grupet e rrezikuara me recetë nga mjeku amë do të mund ta marrin nga barnatoret në shtëpitë shëndetësore, të cilat do të punojnë 24 orë.

Për momentin ka sasi të mjaftueshme të ilaçit tamiflu në shtet, informojnë nga Byroja për barëra. Dhjetë mijë kuti tamiflu janë shpërndarë nëpër barnatoret e shtëpive shëndetësore në Maqedoni.

Në Shkup, tamiflu do të jepet në barnatoret në poliklinikat e Bit Pazarit, në Draçevë, Çento "Jane Sandaksi", "Çair", "Idadia", "Bukuresht" dhe "Gjorqe Petrov".

Në Shkup, siç informon Ministria e Shëndetësisë, gjatë fundjavës janë vaksinuar mbi 200 persona, me ç'rast numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arrin 2.100 persona.

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani para disa ditëve i ftoi qytetarët që të vaksinohen dhe dërgoi apel që gripi i ri të kuptohet shumë seriozisht nga të gjithë, duke filluar nga qytetarët përmes mjekëve amë, infektologët, punonjësit tjerë në shëndetësi, si dhe të gjithë institutet, që kanë pika të përbashkëta me shëndetësinë ose kanë çfarëdo obligime në bazë të planit operativ për ballafaqim me pandeminë.

Komisioni për grip pandemik informoi se urgjentisht do të furnizohen 55 respiratorë për sektoret infektive nëpër spitale, ku ka stacionar, si dhe 80.000 vaksina.

Në Maqedoni deri tani nga gripi i ri i tipit A(H1N1)kanë vdekur 14 persona.

Publikuar: 14.12.2009 | 15:34
Lexuar: 752 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime