E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti në fjalimin e tij u shprehë se tetë muaj udhëheqëje me një komunë nuk është periudhë e gjatë për zgjidhjen e të gjith problemeve, me cilat ballafaqohen qytetarët, por është peridhë e mjaftueshme për të dëshmuar gadishmërinë për udhëheqjeje me një institucion I cili duhet të jetë në shërbin të qytetarëve.
Komuna e Sarajit shėnon pėrvjetorin e trembėdhjetė










Komuna e Sarajit në mënyrë solemne ka shënuar përvejetorin e trembëdhjetë të ekzistimit të saj. Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti në fjalimin e tij u shprehë se tetë muaj udhëheqëje me një komunë nuk është periudhë e gjatë për zgjidhjen e të gjith problemeve, me cilat ballafaqohen qytetarët, por është peridhë e mjaftueshme për të dëshmuar gadishmërinë për udhëheqjeje me një institucion I cili duhet të jetë në shërbin të qytetarëve.

“Viti që po e lëmë pas mendoj se ishte një vit i mbarë për ne si Komunë edhe përkundër krizës së madhe ekonomike dhe recisonit i cili gjithnjë e më tepër po bëhet pengesa kryesore për realizimin e projekteve, aritëm ti realizojmë projektet tona kryesore. Dalngadalë jemi duke realizuar premtimin kryesorë, për kthimin e siguris së qytetarëve në Komunën tone dhe së bashku me institucionet tjera përkatëse aritëm që tua kthejmë besimin qytetarëve në institucionet shtetërore.”ka thënë kreu u Sarajit Blerim Bexheti.

Ai në fjalimin e tij nuk ka haruar të përmend edhe infrastrukturën dhe problemet e shumta .” Një ndër projektet më madhore cili është në rrjedhë e sipër është rrjeti I kanalizimit nëpër tre vendbanimet e Komunës së Sarajit. Gërçec, Gllumovë dhe Shishovë I cili kapë vlerën mbi 800 mijë euro. Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ka bërë asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Rashçe-Kopanicë.
Komuna e Sarajit shënon përvjetorin e trembëdhjetë

Për herë të parë pas disa viteve në bashkëpunim me hekurudhat e Maqedonisë kemi bërë sinjalizimin e hekurudhës e cila kalon nëpër vendbanimet e Sarajit, nevojë kjo e kahmotshme për qytetarët e kësaj ane me qëllim të mënjanimit të aksidente të cilat kanë marë jetën e shum qytetarëve.

Gjendja financiare e Komunës tonë nuk është edhe aq e lakmueshme , nga garniture e mëparshme kemi trashëguar borxhe të mëdha të cilat aijnë rreth 1 milon euro. Vetëm për disa muaj menaxhim me Komunën aritëm që të shlyejmë borxhe në shumë prej më tepër se 100 mijë euro”ka thënë Bexheti.

Ai nuk ka haruar të përmend edhe punët për vitin e ardhshëm. “Bashkarisht me Qeverinë e Maqedonisë ,jemi duke shqyrtuar mundësinë për zgjidhjen e problemit dhe presim nga qeveria që të sigurojë mjete për ndërtimin e objektit të Komunës.

Ndërtimi i urës së Sarajit është një ndër problemet kryesore e cila kërkon intervenim urgjent dhe efikas , pasiqë kjo urë e cila i lidh fshatrat e Sarajit me kryeqendrën është në gjendje të mjerueshme.

Ne si Komunë në bashkëpunim me Qytetein e Shkupit kemi bërë projektin ideor për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Vardar”ka thënë Bexheti. Në këtë solemnitet ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi si dhe Ministri I pushtetit local Musa Xheferi.

Publikuar: 14.12.2009 | 16:06
Lexuar: 1219 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
avdi (15/12/2009 21:22:47) na e ke zbardh fytyren kryetar
sara (18/08/2010 17:48:09) Kryetari eshte nje nder kryetaret me te mire urime per punen qe e ben zotri BLERIM gezohem shum
Fati (27/11/2010 21:08:47) kur do te ndertohet ura e re?

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime