E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

”Modeli i cili u zgjodh në Maqedoni për privatizimin e pronësisë shoqërore i përjashtoi shqiptarët që në fillim”, pohon Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave Haredini
Hajredini: Modeli i privatizimit i nxjerri nga loja shqiptarėt






Midis dhjetë oligarkëve më të mëdhenj në Maqedoni, nuk ka asnjë biznesmen shqiptar. Ish-ministri i Financave Xhevdet Hajredini konsideron se privatizimi në Maqedoni ishte projektuar gjithashtu që shqiptarët t’i nxjerrë nga loja që të mos blejnë aksione në ndërmarrjet e Maqedonisë.

”Modeli i cili u zgjodh në Maqedoni për privatizimin e pronësisë shoqërore i përjashtoi shqiptarët që në fillim”, pohon Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave.

Ish-drejtori i Privatizimit, Mirolub Shukarov, i vlerëson si të gabuara tezat se me qëllim në Maqedoni nuk u zbatua i ashtuquajturi privatizim me vauçer, përkatësisht që çdo qytetar i rritur mund të marrë pjesën e kapitalit shtetëror.

Kështu, të paktën 25 për qind e pasurisë së Maqedonisë duhej të përfundojë në duart shqiptarëve.
”Në asnjë diskutim, në të cilin ne kemi biseduar në atë kohë në lidhje me faktin se si zhvillohet koncepti i privatizimit, nuk është përmendur kjo çështje”, kujtohet Mirolub Shukarov, drejtori i parë i Agjencisë së Privatizimit.

Sindikata vlerëson se maqedonasit dhe shqiptarët kanë kaluar njëlloj një eksperiencë jo të mirë me privatizimin maqedonas.
”Kjo do të thotë se njësoj kanë kaluar si maqedonasit ashtu edhe shqiptarët. Pra, them se punëtorët kaluan më keq në procesin e privatizimit”, shton Mare Alçeva nga Sindikata e industrisë.
Kur një ndërmarrje shkon në falimentim, atëherë të gjithë të punësuarit futen dhe mbyten në mjerimin e njëjtë.

”Pra, kam punuar për 26 vjet, tani unë jam i papunë. Jam shpallur si tepricë teknologjike”, ankohet Habib Sakir, tepricë teknologjike.
”Pesëmbëdhjetë vite punova në fabrikën “Jugohrom” deri në momentin kur kompania falimentoi, kurse pastaj edhe në likuidim. Edhe atëherë të gjithë 1.860 punëtorët u gjetëm në byronë e punësimit”, tregon Dragi Dimkovski, tepricë teknologjike.

A thua shqiptarët, të cilët në kohën e komunizmit, më shumë merreshin me biznes të vogël privat duhet të ankohen ose të jenë të lumtur nga pozita e tyre e tillë.

”Shqiptarët nuk ishin të përfshirë, kështu që 99 për qind mund të thuhet në pronësinë shoqërore, të punësuar ishin maqedonasit”, thekson Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave.

”Pjesëmarrja e tyre e vogël në sektorin publik është edhe arsye që të jenë të ngarkuar me çështjen e sigurisë së vendeve të punës”, pohon Mirolub Shukarov, drejtor i parë i Agjencisë Privatizimit.
Në fund vllehët dhe grekët e blenë ekonominë e Maqedonisë, ndërsa maqedonasit dhe shqiptarët mbetën që të grinden njëri me tjetrin se kush ka kaluar më keq në këto procese.

”Absolutisht,nuk kishte as mundësi ata të marrin pjesë në këto punë tërheqëse, ku aksionet kishin vlerë. Dihet se shumica pastaj iu shitën kompanive greke, si “Birraria”, ”Fabrika e Çimentos”, pastaj edhe bankat, etj.”, thotë Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave.
Sot në Tetovë jetojnë 86.580 banorë. Prej 29.000 të papunëve, 81 për qind janë shqiptarë dhe 15 për qind janë maqedonas.

”Shtrohet pyetja se a thua kompanitë që shkuan në duart e privatëve, punojnë sot mirë, funksionojnë sot si duhet”, pyet Mirolub Shukarov, drejtor i parë i Agjencisë Privatizimit.

Në fillim të privatizimit, vlera e kapitalit shtetëror llogaritej në 3. 5 miliardë marka gjermane të atëhershme.

”Një nga qëllimet, kjo nuk fshihet, është që në asnjë mënyrë të mos marrin pjesë të tjerët, do të thotë ‘të jashtëmit’, por ata që deri atëherë ishin në ndërmarrjet shoqërore dhe kështu shqiptarët nuk morën pjesë në privatizimin, ata mbetën atje ku ishin edhe më parë, në pronësi të vogla, në zejtari, në tregti me pakicë dhe në bujqësi”,akuzon Xhevdet Hajredini, ish-ministër i Financave.

Para disa muajsh kompania Silmak nga Jegunoci përfundoi në falimentim.
”Unë si një ish-punëtor i fabrikës “Jugohrom”, kam dhënë kontributin tim dhe aksionet e mia në fabrikë. Mirëpo, aksionet tona na i humbën diku, fabrika falimentoi”, thotë Habib Sakir, tepricë teknologjike.
”Ja keni një Silmak, ku u ndërpre krejtësisht prodhimi, ku më nuk mund të shtrohet pyetja, kush ka kaluar më mirë, maqedonasit apo shqiptarët. Kështu të gjithë shkuan në shtëpi”, pohon Mare Alçeva, Sindikata e industrisë./alsat-m/

Publikuar: 14.12.2009 | 17:56
Lexuar: 1016 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime